Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pse Hashim Thaçi i mungon Edi Ramës?

Pse Hashim Thaçi i mungon Edi Ramës?

Nga Enver Bytyçi - 30/04/2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se "Hashim Thaçi do të ishte një president perfekt dhe i pranueshëm për Shqipërinë"! Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se Thaçi mund të ishte presidenti i përbashkët i Kosovë-Shqipërisë! Në deklaratën e tij, Rama hamendësoi qëndrimin e tij përtej se kritik për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, pse kjo gjykatë e mban të arrestuar Hashimin! Po të mos ishte i arrestuar, edhe pse i akuzuar, Rama tha se do ta zgjidhte Thaçin për president të Shqipërisë!

Që në fillim duhet pranuar se me diskurse të tilla kryeministri shqiptar zhvillon lojën e vet politike provokative. Tërheq vëmendjen nga skandalet e shumta e të rënda që e kanë zënë. Dhe këtë lojë manipulative ai do ta zhvillojë me sukses derisa shërbimet sekrete europiane të shohin se në Shqipëri do ë ketë një opozitë të fuqishme e të papajtueshme me skandalet e Edi Ramës. Në këtë momënt skandalet e tij do të publikohen dhe zoti Rama do të gjendet krejt i pambrojtur përballë akuzave të rënda korruptive e të bashkëpunimit të tij me mafien shqiptare e ndërkombëtare! Prokurorit të dënuar me urdhër, Adriatik Llallës, nuk I është dhënë kot statusi i azilantit politik në Itali!

Por te deklarata e Edit për Hashimin ka diçka reale. Ish-presidenti i Kosovës, sot në Hagë, i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë. Duke humbur Thaçin, Rama humbi ndikimin e vet në Kosovë. Lidhjet me Hashimin ia mundësonin Edit strategjinë e përçarjes së faktorit politik në Prishtinë. Ne e njohim hakërrimin e tij ndaj Ramush Haradinajt, kur e etiketoi si "gomar" në përfundim të mbledhjes së dy qeverive në Pejë (nëntor 2018). Ai, pra kryeministri ynë, duke patur në krah ish-presidentin e Kosovës u përpoq të realizojë një sërë projektesh të Beogradit, për të cilat Rama kishte biseduar paraprakisht me Aleksandër Vuçiq. Krijimi i Jugoasllavisë së re dhe ndarja e Kosovës ishin kryesoret! Por këtu hyn edhe asosacioni I Komunave Serbe.

Nëse Hashim Thaçi do të ishte president i Kosovës ose prezent në politikën e saj, atëherë me shumë mundësi se presioni ndaj qeverisë do të kishte ndikim maksimal, me qëllim përkrahjen nga ana e Kosovës të iniciativës serbe të Open Balkan. Edhe pse kjo nismë është krejtësisht jo europiane, siç e tha përfaqësuesja e BE-së për Shqipërinë. Ndërkaq ky Hashim Thaçi, i cili i mungon shumë Edi Ramës ishte në listën e zezë, sipas raportit të fundit të Freedom Hause, për shkak të korrupsionit! Mungesa ndihet më së shumti për shkak të ndërprerjës së bashkëpunimit midis dy liderëve politikë në korrupsion dhe pastrimin e parave të pista!

Pikërisht kjo është pika e dobët edhe e Edi Ramës. Hashimi ia ka mundësuar kryeministrit të Shqipërisë shtimin e aseteve korruptive dhe anasjelltas. Hashimi dhe Edi kanë këmbyer midis tyre miliona për manipulim zgjedhjesh në të dy anët e kufirit dhe i kaë ndihëmuar njëri-tjetrit për të marrë pushtet e për ta përdorur atë në interes të të dyve. Edi ia ka plotësuar ish-presidentit të Kosovës të gjitha dëshirat dhe kërkesat që ai ka pasur për akses financiar në Shqipëri. Madje ata në projektin e ndarjes së Kosovës kishin rënë dakord që njëri të bëhej president e tjetri kryeministër i Shqipërisë së Bashkuar me gjysmën e saj!

Dhe në fund të fundit, të dy ishin si duart e të njëjtit person. Njëra dorë lante tjetrën, sa herë ajo bëhej pis. Por një ditë prej ditësh Hashimin e mundi zollumi i vet dhe përfundoi si Zhukovi. Në avion iu lexua akt-akuza e prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë. U detyrua të zbresë nga avioni pa shkuar në destinacion. Por nuk dha dorëheqje nga detyra e presidentit me preteksin se "ishte i pafajshëm"! Në fakt i duhej të mbyllte punët e pista që kishte bërë, deri te blerja e armëve pa zhurmë për stafin t ij kriminal! Eshtë e sigurt se zollumi i tij do ta mundë dhe fundosë edhe Edi Ramën!

Edi Rama në dëshprim e sipër i shkoi për vizitë në seli dhe në shtëpi pas shpalljes së akt-akuzës. Nuk ishte thjesht vizitë solidariteti. Ishtë gjithashtu vizitë këshillimi, bashkëpunimi kundër Gjykatës Speciale të Hagës, por edhe rekordimi sesi do të koordinoheshin punët e mëpasme pa Hashimin! Ky Abdelajdi i sotëm është masha e Hashmit, është si ai litari jashtë varrit që bëri lëmsh dynjanë. Edhe në krye të Grupit Parlamentar të PDK-së e ka eëmruar Thaçi nga Haga! 

Thaçi i mungon shumë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, por ky i fundit duket edhe se bën gjithashtu pak shou me emrin e ish-presidentit në Hagë, sepse rolin e tij ka zënë eminenca gri, Baton Haxhiu. Prej se iku Hashimi në Hagë Batoni u transferua në Tiranë, ku merr shpërblimet e majme për punët e pista që Hashimi i la në mes të rrugës. Në një farë mënyre Rama e ka kompensuar mungesën e mikut të tij. Megjithatë Thaçi i mungon shumë, jo vetëm Edi Ramës, por edhe Aleksandër Vuçiq. Sikur ta dinte ky i fundit se do i mbetej pa realizuar projekti i ndarjes së Kosovës, kurrë nuk do të insistonte për ngritjen e Gjykatës Speciale dhe as që do ta dërgonte dosjen me shpifje ndaj Hashim Thaçit në këtë gjykatë. Të jemi të qartë: Thaçi nuk do të dënohet për krime kundër serbëve, sepse nuk ka bërë asnjë krim të tillë. Ai ishte dhe mbetet mik i Beogradit, deri në marrëzinë e tjetërsimit të territorit të vendit të tij në favor të Serbisë! Nëse dënohet, kjo do të ndodhë për shkak të vrasjeve të kundërshtarëve politikë brenda Kosovës, pra të shqiptarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco