Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Primaret jo vetëm si risi por dhe fundi qelepirxhinjve politik!

Primaret jo vetëm si risi por dhe fundi qelepirxhinjve politik!

Nga Armand Maho - 30/01/2022

Eshtë për tu habitur sa jashtë realitetit është organizata amorfe që ka marrë peng zyrat e selisë të Partisë Demokratike. Në kohën kur duhet të heshtin dhe të vazhdojnë ti  gëzohen, si tash tetë vjet komoditetit të zyrave, ajrit të kondicionuar dhe rehatisë së opozitës, dalin dhe u bëjnë thirrje antarëve të të PD-së që të mos dalin të dielën në primare.

Madje madje, marria shkon deri aty sa ti bëjnë thirrje elektoratit që të mos i votojnë nën pretekstin se ata s’na qenkan antarë të atij grupimi, shoqate apo OJF-je si mund të quhet,  që është kyçur matanë dyer të blinduara duke ruajtur me fanatizëm benefitet që u ka dhënë pushtetit.

Në fakt më mirë se e bënë nuk ka ku shkon. Jo më kot që në fillim të shkrimit i quajta organizatë amorfe.  Ajo çka ka mbetur në atë seli nuk ka një trajtë të qartë, ska më një organizim, një objektiv. Në fakt se ka pasur kurrë, por e mbante në këmbë entuziazmi i anëtarësisë. 

Individi amorf që e drejton atë parti, ia arriti që sindromën e tij ta transmetonte dhe tek të tjerë,  duke e dërguar drejt shkatërrimit gjithçka ishte investuar në 31 vite për atë sigël. Sot ai që quhet  zëdhënësi i partisë flet vetëm kundër Berishës, po ashtu dhe i vetqujatur Sekretari i Përgjithshëm, po ashtu dhe nënkryetarët. Ata harrojnë që luftën duhet ta zhvillojnë  me Edi Ramën, dhe rrëzimin e tij nga pushteti. Por jo, benefitet janë më të rëndësishme. Fundja çfarë i prish Bashës dhe të tjerëve qëndrimi i Ramës në pushtet?  
Armata e amorfëve sipas modelit Basha është shndërruar  në zombi politik, qëllimi i vetëm i të cilëve është etja e pafundme për të mbajtur vulën. 

Por nga ana tjetër,  thirrja për të mos votuar kandidatët e PD-së është kontributi vetëm pozitiv që   Lulzim Basha, pa vetëdije bën në këto zgjedhje të pjesshme. Sepse sikur të bënte të kundërtën, pra të bënte thirrje për ti votuar atëherë kandidatët do përballeshin me braktisjen e elektoratit.  Basha nuk duhet të jetë miku i atyre  që duan të fitojnë  në zgjedhje. Ndoshta shprehja, “ ta kesh mik të prish punë e ta kesh armik të ha m...” ka dalë pikërisht për individë të tillë. Ky proverb u provua më së miri sidomos në zgjedhjet e fundit. 

Por kjo në fakt ka ndodhur në thuajse të gjitha fushatat  ku Basha ka drejtuar demokratët. Madje më të preferuarit e tij, ata për të cilët ai është interesuar më fort, kanë marrë dhe rezultatet më gropë të mundshme.

A mund t’a imagjinojë njeri se ata që kanë dalë kundër tij, do mund të votojnë ndonjëherë kandidatin që do i orientojë një humbës  recidivist? 

Madje në rast se duan të marrin ndonjë votë, duhet me patjetër që ish kryetarin ta mbajnë larg fushatës.  Kjo do ishte zgjidhja më e mirë për të shpëtuar së paku dinjitetin e tyre, që mos dalin si rruar qethur nga këto zgjedhje.

Të dielën janë primaret! Një risi në politikën shqiptare. Primaret janë një koncept që smund ti kuptojë dot as Basha, as Rama dhe asnjë nga spin doctorët që vijnë rrotull si hijena për të marrë ccfarw të mundin nga coftina . Eshtë një formulë e cila vë në balancë punën e gjithsecilit,  të cilës ky model politikani me të tijtë i kanë ndejtur larg si djallit temjanit.  Janë mësuar që benefitet ti marrin gjithmonë pa u lodhur, por ka ardhur koha e përballjes.  Qelepirxhinjtë e kanë përherë një fund dhe se kanë aspak të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco