Boja plastike që nuk mbulon dot bojën e dalë të çetës Basha-Bardhi & Co

Boja plastike që nuk mbulon dot bojën e dalë të çetës Basha-Bardhi & Co

Nga Adriana Kalaja - 05/01/2022

Çfarë nuk dinë demokratët dhe publiku lidhur me Statutin e PDSH-së, aq shumë të përfolur nëpër studio televizive dhe sidomos deklaratat justifikuese të çetës së Bashës? 

Të gjithë e mbajmë mend se në çdo dalje televizive, sidomos i pyetur disa herë nga gazetari Bledian Koka, sekretari ilegjitim Gazment Bardhi ka deklaruar se ka depozituar në Gjykatën kompetente ndryshimet statutore të muajit korrik 2021. 

Në fakt Bardhi, ashtu si në shumicën e rasteve, ka gënjyer demokratët dhe publikun. 

Çfarë ka ndodhur me ndryshimet statutore të vendimeve të mara nga Kuvendi i muajit korrik 2021? 

Sipas fotove bashkëlidhur shkrimit, Bardhi ka nxituar të depozitojë në rregjistrin e subjekteve politike pranë Gjykatës së Tiranës vetëm zgjedhjen e Lulzimit Kryetar.

Pse? 

Sepse kandidatët rivalë të Bashës denoncuan kompromentimin që ky i fundit i bëri procesit, deri në mos pranimin e dhënies kandidatëve rivalë, e emrave të anetarësisë.

Dhe për t'i paraprirë vendimit të datës 9 shtator, Lulzimi nxitoi të mbushte Kryesinë dhe Këshillin jo me të zgjedhur por me të emëruar prej tij, duke shkelur kështu rregullat bazë të Statutit të Partisë Demokratike. 

Sepse çeta e Bashës e dinte shumë mirë që Gjykata në raste të tilla, noterizon vendimet e Kuvendit, pooooooor duke kontrolluar në mënyrë rigoroze zbatimin e procedurave të njoftimit, mbledhjes dhe të votimit të parashikuar në Statut.  

Në këto kushte, Basha me të tijtë jo vetëm që nuk kishin zbatuar ligjin lidhur me ndryshimet statutore të Kuvendit të muajit korrik 2021, por kur baza e PD-së  kërkoi mbledhjen e Kuvendit  me parashikimet statutore, filloi të kapej me procedurat ligjore. 

Edhe kur procedurat ligjore u zbatuan me përpikmëri nga Kuvendi i datës 11 dhjetor, me të njëjtë delegatë si ato të muajit korrik  2021, ku 4,446 delegatë votuan pro ndryshimeve statutore dhe shkarkimit të Lulzimit, çeta Basha pretendonte se ai ishte zgjedhur me një anëtar një votë. 

Edhe këtë pikë e parashikoi Kuvendi i datës 11 dhjetor duke shpallur referendumin e datës 18 dhjetor si shëmbull të demokracisë jo vetëm PD-së por mbarë Shqipërisë. 

Kundër kësaj lëvizje unike në demokracinë shqiptare, në krahun tjetër çeta Basha mezi mbushte 1,958 vende në Pallatin e Kongreseve,  ku dukshëm me sy të lirë u panë fëmijë, pedagogë të UET, rilindas dhe familjarë të delegatëve. 

Kjo mbledhje nuk mori asnjë vendim por edhe nëse e pranojmë një fakt të tillë, ligji dhe statuti përcakton se vendimet meren me 50 + 1 të delegatëve. 

Pa llogaritur numrin e ulëseve që Syri Tv e bëri live (dhe për këtë i jemi mirënjohës), në votim duhet të mernin pjesë 3,843 (7,864 : 2 + 1), delegatë. 

Duke marë në konsideratë 4,446 (7,864 - 4,446 = 3,238) delegatë që votuan shkarkimin e Bashës, a mundej dot mbledhja e datës 18 dhjetor e çetës Basha, të kishte kuorumin e parashikuar nga ligji? 

Pra të kishte 3,843 delegatë?

Absolutisht jo dhe, kjo është arsyeja që ndryshe nga Foltorja, edhe sot e kësaj dite nuk është bërë transparente lista e delegatëve që kanë marë pjesë në votim në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Të kthehemi te thelbi.

Delegatët (sipas listës së Kuvendit të kortik 2021), më datë 11 dhjetor, votuan disa vendime që u morën në këtë Kuvend dhe, këto vendime më datë 20 dhjetor, nga Komisioni i Rithemelimit u depozituan në zbatim të parashikimeve ligjore dhe ststutore në Gjykatën e Tiranës.

Po çeta Basha çfarë vendimesh depozitoi në Gjykatën e Tiranës në të njëjtën datë me atë të Komisionit të Rithemelimit?

Ligji "Për Partitë Politike" parashikon që në rregjistrin e subjekteve politike depozitohen vetem ndryshimet statutore të rëndëshishme dhe që lidhen me: 

1. Organet Drejtuese
2. Selinë.
3. Marëveshjet me Organizata Partnere.

Ose, vendime që lidhen me ç'rregjistrimin e subjektit politik. 

Natyrshëm pyesim se për kë nga pikat që parashikojnë dispozitat ligjore u votua nga çeta Basha më datë 18 dhjetor?

Apo sloganin e votimit të të ardhmes?

Po edhe në këtë pikë ky Lulzimi nuk rezervohet dot të kopjojë Ramën (e mbani mënd slloganin e Ramës në fushatë)? 

E vërteta është se në mbledhjen e datës 18 dhjetor, çeta Basha nuk mori asnjë vendim përveç se në korr sorrash të ngjirura, sulmuan Berishën më shumë se edhe vetë shumatorja e Kongreseve të PS. 

Atëherë, çfarë depozitoi çeta Basha më datë 20 dhjetor në Gjykatën e Tiranës?

Sipas infirmacioneve të mara  pranë kësaj Gjykate, çeta Basha ka depozituar një kërkesë  për depozitimin e ndryshimeve statutore të muajit korrik 2021.

Pra jo vetëm që deputeti Bardhi ka gënjyer lidhur me këtë depozitim, por këtë depozitim e bëjnë pas takimit të datës 18 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Pse natyrshëm do pyesni ju? 

Për të futur në konfuzion jo vetëm demokratët dhe publikun, por edhe vetë Gjykatën. 

Në interes të publikut sqaroj se të dy kërkesat kanë gjyqtarë të ndryshëm të caktuar me short dhe se vendimi i njërit nuk ndikon në vendimin e tjetrit. 

Pse e them këtë? 

Së pari, çeta Basha ka kërkuar depozitimet e ndryshimeve statutore të Kuvenditvtë korrikut 2021 dhe jo ato të mbledhjes së datës 18 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. 

Së dyti, ndryshimet statutore hyjnë në fuqi menjëherë lidhur me marrëdhëniet brënda partisē dhe se depozimi në Gjykatë bëhet vetëm për të legjitimuar marrëdhëniet me të tretët. 

Së treti, ndryshimet statutore në Kuvendin ë datës 11 dhjetor, duke qënë se janë në një datë të mëvonshme, shfuqizojnë ndryshimet statutore të mara në një datë të mëparshme. 

Në këto kushte, në fuqi janë vendimet lidhur me ndryshimet statutore dhe shkarkimi i Lulzimit në Kuvendin e datës 11 dhjetor, dhe se i vetmi Organ Drejtues LEGJITIM është Komisioni i Rithemelimit. 

Gjykata e Tiranës këtë vendim do marë sepse është i bazuar në prova dhe në ligj, dhe sepse është i bazuar në vullnetin e 44 mijë anëtarëve të saj. 

Këtë nuk e ç'bën dot as vendimi i gjyqtares - bashkëshorte të drejtorit të Irfanit.  

Ps: Duke qënë se z. Kunat dhe z. Vjehërr kanë marë përsipër të ndërtojnë Portin e Ri të Durrēsit, gojët e liga thonë se këto ditë kanë marë përsipër të bëjnē bojaxhiun dhe bravaxhiun në zyrat e mara peng nga çeta Basha, kjo për arsye se në 15 kompanitë e z. Kunat dhe z. Vjehërr, me urdhër tē Ramës nuk ka kontroll tatimor.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco