Leksion Demokracie!

Leksion Demokracie!

Nga Rezenbrik Serjani - 18/12/2021

Tribunat e stadiumit, tribunat e lirisë, të ngjasonin me sheshet e mëdha të Demokracisë, të ngjasonin me ato sheshe ku kanë ndodhur Revolucionet më të mëdha demokratike anembanë botës, të ngjasonin me sheshet e lirisë, sheshet e demokracisë dhe revolucioneve të mëdha.

Ato tribuna, ata qëndrestar, hynë në histori.

Ai eveniment i madh demokratik, ai evenimet, i rrallë i 31 viteve Demokraci, hyri në histori.

Krenar për këdo që ishte pjesë e saj.

Krenar që u bëm pjesë e Rithemelimit, e asaj partie në të cilën aderojmë dhe e duam prej vitesh.

Njësoj si në vitet '90, njësoj si në 11 Dhjetor 1990, Zoti na e ridha mundësinë e bërjes pjesë e një eventi të tillë historik.

Firmat tona, firmat e delegatëve, vota jonë, u bënë pjesë e historisë, ato u gdhendën në memorien e këtij kombi, u gdhendën në memorien e Demokracisë, Pluralizmit, Lirisë dhe Vlerave Demokratike !

Delegatët e ditës së djeshme ishin dëshmia më e madhe, forca më e bukur, bekimi më i madh i vlerave që përcjell dhe përbëhet fund e krye Partia Demokratike.

Kontributet, sakrificat dhe puna e çdo anëtari të familjes sonë politike ishin në Tribunin e Demokracisë, ishin në Tribunin e Forcës më përparimtare politike.

Shpresa dhe besimi ishin ulur krah njëra- tjetrës, në atë bashkim të madh zemrash dhe shpirtrash demokrat, duke dëshmuar se çfarë dhe si është të jesh demokrat, të jesh përparimtar, të jesh vizionar dhe besimplotë për ndryshimin që po i prijmë.

Janë njerëzit e nderuar të atij tribuni lirie dhe demokracie prijësit e ndryshimit të madh epokal që do i vijë Shqipërisë, duke i kthyer ata njerëz në forcën më të madhe besimplotë të këtij vendi.

Standardet e demokracisë vezullonin më shumë se kurrë, në Tribunin e Lirisë së 11 Dhjetorit, duke u bërë modeli më i ndjekur i asaj ç'ka një parti, nje familje e madhe politike, si Partia Demokratike duhet të funksionojë.

Një shembull i shkëlqyer demokracie, i pa parë ndër 31 vite demokraci, duke e kthyer Kuvendin e 11 Dhjetorit në Panteonin e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Demokracisë në vend.

11 Dhjetori u kthye në një monument historik, që u gdhend në memorien e këtij kombi.

Monument i skalitur nga mundi, djersa, sakrifica e qindra mijëra demokratëve, përgjatë këtyre viteve, duke e kthyer këtë monument, në monumentin e lirisë, në monumentin e demokracisë.Ai rrezatonte fortësi, bashkim, ngjallte kurajo dhe besim, duke u kthyer në fanarin ndriçues të së ardhmes, të së resë dhe ndryshimit.

Ai monument lirie dhe demokracie kishte të gdhendur në trup emrin e çdokujt prej nesh.

Ai monument i fortë si feniks, ishte monument me zemër, kishte zemrën e demokratëve, kishte zemrën e demokracisë !

11 Dhjetori, si një fenomen i madh historik ishte një përgjigje ndaj çdo të keqe dhe padrejtësie që i është bërë këtij vendi gjatë këtyre 8 viteve.

Një përgjigje qytetare, që rrezatonte përkushtim, vlerë, qytetari, guxim dhe vendosmëri, duke i dhënë bukuri atij Tribuni Demokracie.

Patëm fatin dhe bekimin që të vendosnim gurthemelin për një Parti Demokratike më të Fortë, më të Bashkuar, më të Hapur !

Lëvizje të tilla demokratike janë shndërruar në momente të rëndësishme historike, sikurse është bërë një libër i mirëfilltë leksionesh demokracie, leksionesh Sovraniteti, leksionesh Vendosmërie dhe Lirie, duke treguar dhe vërtetuar për historinë tonë kombëtare-politike, atë ç'ka Partia Demokratike simbolizon, është, dhe prej nga vjen.

Një ngjarje tjetër e madhe, pasrendëse e 11 Dhjetorit, po aq e fuqishme sa ajo, po aq gjigande sa ajo, po aq frymëzuese sa ajo, është dhe dita e sotme, 18 Dhjetori, i cili kremtohet në bazën e demokratëve me Referendumin më të lirë dhe të ndershëm që ka parë historia e një partie politike në Shqipëri.

Referendumi është zëri dhe vendosmëria e shpirtit të çdo anëtari të kësaj familje të madhe politike, ashtu siç është familja jone blu, familja jonë e lirisë, demokracisë dhe vlerave.

Nje akt i pa ngjarë më parë, që bazohet mbi lirine dhe dëgjesën e çdokujt dhe cilitdo, duke e shprehur atë me shenjtërinë e votës.

Shenjtëria e Votës është parimi mbi të cilën organizohet ky referendum, i pari në historinë politike .

Forca e votës në radhët e demokratëve ribëhet nje Leksion Demokracie se si një parti, se si një forcë politike duhet të organizohet, bëhet Leksioni i dytë më i madh i Demokracisë pas atij të 11 Dhjetorit.

Demokratët janë histori, jane vlerë dhe aset i padiskutueshëm i Shqipërisë, i gjithë shqiptarëve.

Vota e lirë dhe e ndershme, liria e të shprehurit janë ADN-ja jonë, janë kodi jonë gjenetik, janë shpirti dhe zemra jonë, duke e kthyer Partinë Demokratike si xhevahirin më të çmuar politik që ka Shqipëria.

Demokratët janë të bekuar!

Parimi bazë, parimi themeltar mbi të cilin ngrihet një parti e lirë demokratike, një shtet i lirisë, i së drejtës dhe respektimit të ligjit, është parimi i votës, forca e votës, forca e lirisë dhe vendimarrjes së shumicës.

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike!

Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco