George Soros i ka duart të lyera me gjak, shkak për rritjen e vrasjeve në të gjithë SHBA-në

George Soros i ka duart të lyera me gjak, shkak për rritjen e vrasjeve në të gjithë SHBA-në

Nga Robby Starbuck - 02/12/2021

Vala e krimit që ka përfshirë gjithë vendin është rezultat i drejtpërdrejtë i një fushate shumëvjeçare të George Soros për të financuar zgjedhjen e prokurorëve të të majtës ekstreme të angazhuar për të minuar ligjin dhe rendin.

Gjatë gjashtë viteve të fundit apo më shumë, Soros ka derdhur dhjetëra miliona dollarë në fushatat e kandidatëve të prokurorëve nga bregdeti në bregdet, duke arritur një shkallë të jashtëzakonshme suksesi thjesht duke mposhtur të gjithë kandidatët e tjerë.

Ndërsa kandidatët normalë zakonisht konkurrojnë me buxhete pesë-shifrore, kandidatët e mbështetur nga Soros shijojnë 'sënduket e luftës' me shtatë shifra.

Soros është në gjendje ta bëjë këtë sepse kufizimet federale të financimit të fushatës nuk zbatohen për garat lokale. Shumë shtete kanë miratuar ligjet e tyre që kufizojnë shumat që individët dhe/ose komitetet e veprimit politik mund të kontribuojnë për kandidatët, por ato ligje shpesh janë të mbushura me boshllëqe. Në disa raste, kufizimet zbatohen vetëm për garat mbarëkombëtare.

Në raste të tjera, Soros mund të anashkalojë kufizimet e kontributeve individuale duke shpërndarë para përmes PAC-ve (Komitetet e Veprimit Politik) që ai ka ngritur për këtë qëllim, të cilat në përgjithësi shkojnë me emrin ironik “Siguria dhe Drejtësia”. 

Arsyeja se përse Soros ka shpenzuar kaq shumë para në gara që kanë qenë çështje vendore të dyshimta, është i drejtpërdrejtë dhe i dukshëm. Ashtu siç presidenti Barack Obama që e shfrytëzoi nocionin e “diskrecionit prokurorial” (kupto veprim sipas autoritet dhe gjykimit) për të dhënë amnisti de fakto për miliona emigrantë të paligjshëm pasi nuk arriti të miratonte amnistinë nga Kongresi, Soros pranon se prokurorët vendas mund të ushtrojnë të njëjtën diskrecion për të zbatuar në mënyrë selektive ligjet.

Në vend që të shpenzojë dhjetëra miliona dollarë për shtet në gara të shumta të profilit më të lartë për ligjvënësit e shtetit, ai mund të shpenzojë shuma relativisht më të vogla në garat e prokurorëve duke e ditur se rezultati do të përcaktojë se si – dhe madje nëse – zbatohen ligjet.

Kjo fushatë është pjesë e shtytjes së investitorit të lindur në Hungari për politikat progresive në mbarë botën përmes Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur.

Kandidatët që mbështet Soros janë aq shumë të majtë saqë e bëjnë Bernie Sanders të tingëllojë si Richard Nixon. Prokurori Larry Krasner nga Filadelfia mori 1,700,000 dollarë nga Soros. Gjithashtu, Kim Foxx, nga Chikago mori 2 milionë dollarë. 

Kim Gardner, prokuror i St.Louis që ndoqi penalisht McCloskeys për mbrojtjen e pronës së tyre, mori gjithashtu mbështetje nga Soros. 

Falë Soros, prokuror i rrethit i San Franciskos është Chesa Boudin, djali i terroristëve të Weather Underground (dhe vrasësve të dënuar) i cili dikur shërbeu si përkthyes për diktatorin komunist të Venezuelës Hugo Chavez. 

Pasi të jenë në detyrë, këta prokurorë zbatojnë politika që janë krijuar për të rritur krimin dhe për të ulur sigurinë publike. Ato eliminojnë ose ulin ndjeshëm kërkesat për lirimin me kusht, duke e bërë më të lehtë për kriminelët të dalin në rrugë pas arrestimit. Ata refuzojnë të ndjekin penalisht disa krime, të tilla si endacak, prostitucion dhe urinim publik.

Në vitet e fundit, ata madje e kanë përdorur pandeminë COVID si një justifikim për të liruar nga burgu kriminelët e dënuar, shumë prej të cilëve kanë vazhduar të rishkelin.

Soros ndjek të njëjtat qëllime edhe me mjete të tjera. 

Projekti Bail, i cili e përshkruan qëllimin e tij si “ndërprerjen e sistemit të dorëzanisë me para” ndërsa ndjek “misionin e tij për t’i dhënë fund dorëzanisë me para”, numëron alumni të organizatave të mbështetura nga Soros në udhëheqjen e tij. 

Rezultatet janë sa tragjike aq edhe të parashikueshme: një rritje e krimeve të dhunshme pasi kriminelët përfitojnë nga prokurorët tolerantë më të interesuar në zbatimin e koncepteve të tyre të veçanta të “drejtësisë” sesa të zbatojnë ligjin ose të ndëshkojnë ata që viktimizojnë bashkëqytetarët e tyre. 

Qasja e Soros tronditi të gjithë vendin kohët e fundit kur politikat e buta ndaj krimit të një prej prokurorëve të tij çuan drejtpërdrejt në masakrën e pjesëmarrësve të pafajshëm të paradës – duke përfshirë fëmijë dhe gjyshe të moshuara – në Waukesha, Wis.

Fajtori ishte një kriminel karriere, i cili sapo ishte liruar nga burgu i kontesë Milwaukee me kusht vetëm për 1000 dollarë, pavarësisht një historie krimi të dhunshëm dhe kërcime me kusht. Megjithëse John Chisholm, i majtë, që e la të lirë, më pas pranoi se lirimi me kusht ishte vendosur “në mënyrë të papërshtatshme”, ai ka një histori të gjatë përpjekjesh për të reduktuar lirimin me kusht me qëllimin e shprehur për të minimizuar sasinë e kohës që kriminelët kalojnë në burg.

Chisholm e uroi Boudin për fitoren e zgjedhjeve në vitin 2019, duke shkruar: “Mezi pres të punoj me prokurorin e rrethit Boudin dhe reformatorët në të gjithë SHBA-në për të krijuar një sistem drejtësie të përcaktuar nga drejtësia, barazia dhe proporcionaliteti”.

Megjithatë, nuk janë vetëm ndodhitë e profilit të lartë që demonstrojnë rreziqet e rrjetit të Soros. Çdo ditë, prokurorët e mbështetur nga Soros po kultivojnë një kulturë të paligjshmërisë që i vë qytetarët në rrezik. 

Në Filadelfia, vrasjet janë më shumë se dyfishuar që kur Larry Krasner u zgjodh prokuror në 2017, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit. Cook County, Ill. (Chicago), ka regjistruar më shumë se 1,000 vrasje deri më tani në 2021 – më së shumti që nga viti 1994.

Në San Francisko, ku të ashtuquajturat krime të “cilësisë së jetës” nuk ndiqen më penalisht, të pastrehët tani përshkruhen si  një “krizë humanitare”. 

Zgjidhja është e thjeshtë: Mos lejoni që Soros të blejë garat e prokurorëve duke financuar në mënyrë adekuate kandidatët që do të zbatojnë ligjin dhe filloni të lidhni publikisht pikat midis prokurorëve të financuar nga Soros dhe krimit. Ne duhet t’i bëjmë të pazgjedhur ata që marrin paratë dhe financohen prej tij.

Unë i kam paralajmëruar republikanët se duhet të heqin dorë nga nënshtrimi i tyre dhe të bëjnë diçka për rrjetin në rritje të prokurorëve të mbështetur nga Soros. Sa më gjatë ta lëmë të majtën ekstreme të zbatojë këtë strategji të pakundërshtueshme, aq më shumë do të vuajnë qytetarët e pafajshëm. 

Një nga arsyet pse po kandidoj për Kongresin në Tenesi vitin e ardhshëm është të sfidoj këtë lloj apatie të krijuar. Ka pak çështje që madje i afrohen rëndësisë së ligjit dhe rendit – jetët janë fjalë për fjalë në rrezik. 

Derisa konservatorët të fillojnë të financojnë sfidues të mundshëm ndaj prokurorëve të Sorosit, vala e krimit që po ndodh në komunitetet në të gjithë vendin do të vazhdojë të përkeqësohet dhe shumë njerëz do të vdesin pa nevojë. 

*Robby Starbuck është regjisor kubano-amerikan i vlerësuar me çmime dhe Kandidat per Kongresin Amerikan nga Tennessee per vitin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco