Dy vjet, 'Syri.net Kosova'!

Dy vjet, 'Syri.net Kosova'!

Nga Besim Toska - 17/12/2020

Ishte 17 dhjetori i vitit 2019 kur "Syri.net" - edicioni i Kosovës, filloi zyrtarisht punën në Prishtinë, duke i shtuar tregut medial në vendin tonë edhe një medie profesionale.

Krahas kësaj, hapja e "Syri.net Kosova" shtoi zërin opozitar dhe frikën ndaj së keqes, ku tash dy vjet shumë dukuri negative janë trajtuar në mënyrë profesionale duke ndikuar pozitivisht.

Funksionimi dyvjeçar i "Syri.net Kosova" ka mbetur larg ndikimeve politike e të tjerave, duke u renditur në majë të medieve të pavarura e profesionale, vërtetuar edhe nga raportet e fundit.

E këto rezultate të mira janë arritur falë punës së stafit në Prishtinë e Tiranë dhe mbështetjes me informacione jo të pakta nga të gjitha anët, duke e bërë "Syri.net Kosova", një ndër mediet lidere jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

"Syri.net Kosova", ashtu sikundër deri më tani do të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional të pandikuar nga politika e të tjerët edhe përkundër sfidave me të cilat përballemi.

Njëra ndër sfidat më të mëdha ishte pandemia, e cila nisi të përhapet nga 13 marsi dhe vazhdon të na sfidojë edhe për një kohë, por fatmirësisht deri tani pa pasoja.

Për dy vjet funksionim, stafi i "Syri.net Kosova" falënderon të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e këtyre rezultateve pozitive.

Puna dyvjeçare e funksionimit ka kaluar pa ndonjë problem i cili ia vlen të theksohet, duke shpresuar në rritjen e zgjerimin.

Përkushtimi ndaj lirisë së të shprehurit do të jetë një nga synimet e përhershme të “Syri.net Kosova” për suksese të vazhdueshme në informimin e opinionit, saktë, shpejt dhe më vërtetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco