Rama, kaseta e masakrës së Krushës dhe shtatzania e Griseldës!

Rama, kaseta e masakrës së Krushës dhe shtatzania e Griseldës!

Nga Enver Bytyçi - 17/11/2020

Mjaftoi që Dash Peza ta njihte kasete-poseduesin e masakrës se Krushës së Madhe dhe Edi Rama të ndërtojë një skemë shpifjeje të pmenduar nga njerëzit normalë: Të akuzojë kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën, se e paska marrë dhe zhdukur kasetën në fjalë. E stisën këtë rrenë të madhe deri në kufijtë e marrëzisë, kur në gazetën SHQIP thanë se “Dashi është qytetar i lirë dhe atij i lejohet të gënjejë”!

Dikur e bindën Elvis Roshin që ta pranojë guan e tij, Griseldën, si shtatzënë, thjesht për ta mbushur botën se “Regjimi i Berishës nuk kursente as gratë shtatzëna  të kundërshtarëve politikë”! Autori i kësaj shpifjeje, Erion Veliaj, që para 8-9 vitesh mbushi botën me lajmin e rremë, sot pa pikë turpi del çdo ditë në ekrane dhe shpif kundër opozitës, duke e akuzuar atë se “Paska etiketuar UÇK-në si terroriste”!  Kanë kaluar 9 vite që kur e shpalli gruan e kryebashkiakut të Kavajës shtatzënë dhe Erioni vazhdon abortin mendor. Sajon “shtatzani” të reja, të amplifikuara me mjeshtrinë e mashtruesit klasik, gjithnjë nën regjinë e shefit të tij, Edi Ramës!

Edi Rama është shumë herë sot më komod sesa sigurimi i shtetit të diktaturës për të sajuar dhe fabrikuar jo vetëm lajme të rreme, por edhe shpifje e trillime për të akuzuar kundërshtarët politikë. Ai nuk ka vetëm përvojën dhe ndihmën e ish-sigurimit të shtetit, por në dispozicion të tij janë vënë shërbimet sekrete të vjetra e të reja të Serbisë, njerëzit shqipfolës të inkriminuar në këto struktura si bashkëpunëtorë të tyre, financat e qeverisë së Serbisë, në mos edhe ndihmën e shërbimeve ruse. Po t’i shtojmë kësaj dhe teknologjinë, atëherë merret me mend se sa shumë është perfeksionuar mendja e tij, që prodhon vetëm djallëzi, mashtrime dhe shpifje.

Shikoni çfarë ndodh: Hashim Thaçi shkoi në Hagë, ndërkohë që Edi dhe Sandri i Beogradit i patën premtuar se vendi i tij nuk do të ishte në qelinë e burgut të Hagës, por në postin e presidentit të Shqipërisë dhe Kosovës së Bashkuar, pa Mitrovicën e Veriut e ndoshta edhe atë të Jugut, si dhe pa një pjesë të Anamoravës! Europianët nuk e pranuan këtë kompromis, sepse çmimi ishte destabilizimi i rajonit e për pasojë edhe destabilizimi i Europës. Rama fillimisht nisi fushatën e rehabilitimit politik të Hashimit, duke e krahasuar rolin e tij me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur kjo skemë u prish e nuk funksionoi, kryeministri i Shqipërisë, përmes spiunit serb të UDB-së, Dash Peza, zbuloi se ky i fundit paska pranuar e paguar një kasetë për Masakrën e Krushës së Madhe. E gjetën personin e kësaj kasete dhe e peshuan në para. Në këmbim i kërkuan të thotë se ai që pranoi kasetën nuk ishte Dash Peza, por paska qenë Lulzim Basha. Dhe u hap thesi. Filloi propaganda. U prorsitën të gjithë spiunët e Serbisë në Kosovë e në Shqipëri që ta përhapin lajmin, e me këtë rast të hiqen si patriotë. Me një gur të vriteshin dy zogj: Nga njëra anë të përbaltej figura e kreut të opozitës dhe nga ana tjetër të rehabilitoheshin spiunët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, si Rama, Veliaj, Balla etj. Për rehabilitimin e këtyre Serbia paguan çdo çmim, sepse vetëm pushteti i kontrolluar nga serbët në Tiranë dhe Prishtinë mund të realizojë projektet e Beogradit në Ballkan.

A nuk funksionoi për një kohë të caktuar shpifja për gjoja aferën e Bashës me një kompani ruse e për pasojë për lidhje të tij me Rusinë?! Aq shumë funksionoi, sa p.sh - Fr. Sch - një personalitet i të djathtës evropiane mezi u bind se “Rama kishte shpifur” për këtë lidhje, kur atij i foli Rama në një takim të 23 majit 2018.  Fundi i asaj shpifjeje dihet: Një vijë në ujë, një sajesë e qëllimshme, që i kushtoi më së shumti opinionit publik. Ai rast është i freskët, i dëshmuar edhe me vendim gjykate për shkak të përpjekjeve qesharake të Taulant Ballës…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco