Vendet më të varfra, më pak të infektuara dhe më pak vdekje se vendet më të pasura?!

Vendet më të varfra, më pak të infektuara dhe më pak vdekje se vendet më të pasura?!

Nga Kastriot Islami - 11/05/2020

Edi Rama mburret se Shqipëria është vendi me më pak vdekje nga Sars-CoV-2 në Europë?! Por jo gjetiu? Dhe kjo për meritë të tij??!!

Por si qëndron e vërteta?

Shqipëria është sipas të dhënave të FMN për 2019, vendi më i varfër në Europë dhe i parafundit në Ballkan duke ia kaluar vetëm Kosovës (4442 USD/frymë).

Më konkretisht, Shqipëria me PBB për frymë prej 5372 USD është në Ballkan pas BiH (me 5741 USD/frymë), pas Maqedonisë së Veriut (me 6096 USD/frymë), pas Serbisë (me 7397 USD/frymë) dhe pas Malit të Zi (me 8703 USD/frymë). Po t’i shtohen këtyre vendeve edhe Azerbajxhani (me 4689 USD/frymë, Libia (me 5019 USD/frymë), Iraku (me 5738/frymë), Kolumbia (me 6508 USD/frymë), Bjellorusia (me 6603 USD/frymë (rezulton një grup prej 10 vendesh me PPB mesatare prej 6187 USD/frymë. Le ta quajmë këtë GRUPI II. Nëse shikojmë të dhënat nga portali ëorldometers për numrin e vdekjeve dhe infektimeve nga SARS-CoV-2 rezulton se numri mesatar i vdekjeve për 1 milion banorë për këtë grup është 16, kurse numri mesatar i të infektuarve për 1 milion banorë është 637 banorë.

Image

Grupi i III i vendeve më të varfra të planetit (sipas të dhënave të FMN 2019) përbëhet nga Burundi, Nigeria, Mozambiku, Kongo, Afganistani, Togo, Sudani, Burkina Faso, Uganda dhe Ruanda. Ky grup ka një PPB mesatare prej 591 USD/frymë. Kurse nga të dhënat statistikore për COVID-19 për këtë grup rezulton se shifra mesatare e vdekjeve për 1 milion banorë për këtë grup është 0,8 banorë. Kurse numri mesatar i të infektuarve për 1 milion banorë për këtë grup është 26 banorë.

Sipas tabelës së FMN për vitin 2019, dhjetë nga vendet më të pasura të planetit që formojnë Grupin e I, janë Zvicra (me 83.176 USD/frymë), Norvegjia (me 77.975 USD/frymë), SHBA (me 65.111 USD/frymë), Holanda (me 52.367 USD/frymë), Suedia (me 51.241 USD/frymë), Belgjika (me 45.175 USD/frymë), Britania (me 41.030 USD/frymë), Italia (me 32.496 USD/frymë) dhe Spanja (29.961 USD/frymë). Shifra mesatare e PBB për këtë grup është 52.074 USD/frymë. Nga të dhënat statistikore për COVID-19 për këtë grup rezulton se i) shifra mesatare e vdekjeve për 1 milion banorë është 382 dhe ii) shifra mesatare e të infektuarve për 1 milion banorë është 3398 banorë.
 
Ja disa përfundime të “çuditshme”, por kokëforta:

-Grupi i III i vendeve më të varfra të planetit, rreth 10 herë më i varfër se Grupi i II (ku bën pjesë Shqipëria) dhe rreth 100 herë më i varfër se Grupi I i vendeve më të pasura të globit, rezulton me 400 herë më pak të vdekur për 1 milion banorë sesa Grupi I dhe rreth 20 herë më pak sesa Grupi i II.

-Grupi III i vendeve më të varfra të botës është i “avancuar” përsa i përket numrit të të infektuarve nga virusi SARS-CoV-2 me 26 banorë/1 milion banorë. Kjo shifër është rreth 25 herë më e vogël sesa shifra mesatare e të infektuarve për vendet e Grupit të II ku bën pjesë Shqipëria dhe 132 herë më e ulët sesa shifra e të infektuarve të Grupit I. Ndërkohë që Grupi i II ku bën pjesë Shqipëria me 637 të infektuar/1 milion banorë rezulton  mbi 5 herë më pak e infektuar se vendet e Grupit I të vendeve më të pasura të globit që rezultojnë me 3398 të infektuar/1 milion banorë.

-Nuk e di nëse do të vazhdonte të mburrej Rama ndërkohë që Shqipëria, edhe për meritë të tij, bën pjesë në grupin e vendeve me PBB për frymë rreth 10 herë më të ulët sesa ai i vendeve të Grupit I të vendeve më të pasura të globit (për të qënë të saktë, merita dhe përgjegjësia e Ramës në këtë rast janë relative).

-Mburrja e Ramës është shprehje e një merite tjetër absolute për menaxhimin e pandemisë. Shqipëria bën pjesë në Grupin e II që rezulton me rreth 25 herë më pak vdekje për 1 milion banorë sesa vendet e Grupit I të vendeve më të pasura të planetit dhe kjo është e saktë. Por Rama nuk thotë ndërkohë se Shqipëria ka rreth 20 herë më shumë vdekje për 1 milion banorë sesa Grupi i III i vendeve më të varfra të globit. Në këtë rast, Rama do të duhet të japë një përgjigje përse nuk ka ndjekur strategjinë e këtyre vendeve të varfra në mënyrë që në Shqipëri në vend të 31 vdekjeve të kishim pasur rreth 1-2 vdekje??!!

-Mburrja e Ramës është më absurde po t’i referohemi numrit të të infektuarve. Grupi i II ku bën pjesë Shqipëria rezulton rreth 25 herë më e infektuar sesa Grupi i III i vendeve më të varfra të planetit. Një pyetje tjetër do të mund t’i drejtohej Ramës: përse nuk more masat që morën vendet më të varfra të planetit në mënyrë që numri i të infektuarve në Shqipëri të mos ishte 868, por të ishte vetëm 35 qytetarë. Në këtë rast shqiptarët do t’i hiqnin kapelen Ramës…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco