Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Diplomacia e maskuar e Josep Borell

Diplomacia e maskuar e Josep Borell

Nga Tomorr Avdia - 07/05/2020

Tema e ndryshimit të kufijve, si një ide që ka qarkulluar për një kohë të gjatë në tavolinën e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është riaktualizuar këtyre ditëve, në një nivel që nuk duhet nënvlerësuar.

Është vetë përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, si ndërmjetësues në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk e kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, derisa në të njëjtën kohë thotë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i lartë Josep Borell, të cilit i është besuar politika e jashtme e Bashkimit Evropian, në një intervistë të publikuar këto ditë, nuk ka kundërshtuar mundësinë e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe sipas tij u takon palëve që të merren vesh dhe se nuk i takon Brukselit t’iu tregojë palëve së për çfarë duhet të merren vesh dhe për çfarë jo.

 “Siç thashë kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo”.

“ Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon”, ka thënë Borell i pyetur nëse është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

Kjo deklaratë e tij, vjen në një kohë, kur tema e korrigjimit, të paktën në rrafshin publik dukej se ishte e tejkaluar dhe zërat kundër saj rriteshin çdo ditë e më tepër.

Përtej dimensionit real, kjo deklaratë e tij mund të shtojë konfuzionin sa i përket qëndrimeve edhe ashtu kundërthënëse në skenën politike në Kosovë, respektivisht qëndrimeve dhe polemikave në mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

 Për më tepër, nëse qëndrimi  BE-së, është në sinkron me deklaratën e Borell, atëherë kjo është edhe një goditje tjetër për Kurtin, i cili prej se është emëruar në postin e kryeministrit ishte shprehur hapur pro rolit të BE-së, në dialog, derisa në të njëjtën kohë një favor për Presidentin Thaçin, i cili disa here ka lënë të nënkuptohet se është përkrahës dhe shumë herë dhe shtytës i kësaj ideje.

Por ndaj deklaratës së qëndrimit të përfaqësuesi i lartë të diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka reaguar fort qeveria e Kurtit me anë të zëdhënësit të saj, Përparim Kryeziu.
Por për Qeverinë e Republikës së Kosovës që aktualisht drejtohet nga Albin Kurti, nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i një dialogu me harta.

Pra, për ekzekutivin kosovar të gjitha diskutimet që kanë për subjekt kufijtë e Kosovës janë të papranueshme.

Zërin e kundërshtimit ndaj deklaratës së Borrell e ka ngritur dhe shefja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se, Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera.

Por kur po bëhen tre ditë pas deklarimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, lidhur me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Thaçi nuk ka thënë asnjë fjalë.

Ai sot në mesditë e pati një konferencë për media, i  pyetur lidhur me deklarimin e z. Borell, me mospërfillje ju drejtua gazetarit, kush je ti,....ta di, dhe më pas ai nuk tha asnjë fjalë të vetme si shefi i shtetit, për një deklaratë ku flitet për kufijtë e vendit.

Kjo është taktika e re presidentit Thaçi ndaj BE-së, pra kur flitet lidhur me idenë tij për ndryshimin e kufijve, ai jo vetëm që heshtë, por luan rolin e tij për ta shtyrë në agjendën e tij të preferuar që ka shpalosur nga vera e viti 2018.       

Zhvillimet në vijim do të  na tregojnë nëse deklarata e Boreal, ishte thjeshte një “paragraf” i rëndomtë i intervistës apo një ide e cila do të shkoj drejt realizimit praktik të saj, nga i dërguari për bisedime diplomati sllovak Lajçak.  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

igorkampula@gmail.com08/05/2020 10:53

A e kupton dikush Evropen sa i perket diallogut Kosove -Serbi kur Evropa emeroj dy dipllomate te vendeve qe nuk e njohin Kosoven Borelli dhe Laijcak ku te dy jan anti Shqiptare edhe kan ndihmen e nji presidenti qe esht gjysem Serb me prejardhje ,pra pyetja esht ku do perfundon Kosova me keta tradhtare te kombit.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco