Bëje ndryshe Albin Kurti, çka po pret?

Bëje ndryshe Albin Kurti, çka po pret?

Nga Erl Kodra - 07/01/2020

Duke parë e dëgjuar lëvizjet e Albin Kurtit, bashkë-fituesit të zgjedhjeve të fundit parlamentare të Kosovës, është e pamundur të mos ndjeshë njëlloj shije të shëmtuar nga retorika e ngarkuar plotë elokuencë perfide e gjuhës së tij.

Albin Kurti mund të jetë tejet interesant si një opozitar revolucionar, i paepur para "armiqëve" të LDK-së. Gjithashtu, Albini mund të jetë njëlloj ideologu që të merr mendtë e kresë, sidomos për një pjesë të elektoratit. Në të vërtetë, unë kam bindjen se pjesën më të madhe të suksesit politik e ka arritur pikërisht nëpërmjet propagandës perfekte, duke prekur hallet e mëdha të Kosovës. Deri më sot Albini vetëm "ka thënë" pa bërë asgjë, domethënë, ai vetëm ka thënë se "kështu nuk bëhet, por bëhet ndryshe". Bëje ndryshe Albin, çka po pret?

Sot është koha që Albin Kurti, nga e thëna, të hidhet tek e bëra, pa vonesa, pa cicmice. Është koha që të zhveshë pelerinën e revolucionarit dhe të veshë kostumin e shtetarit.

Gjendjen politike e kuptojmë kryesisht nëpërmjet medias. Dekleratat janë publike, veprimet po ashtu. Pjesën e nëndheshme nuk e shohim, por ajo përceptohet pikërisht nga dekleratat dhe veprimet e protoganistëve. Ndoshta gabohem, por duket se Albin Kurti po heziton të marrë përgjegjësitë e Kryeministrit të Kosovës. Ose po përton, ose po luan lojë të pisët. Se ku do të dalë, akoma nuk lexohet qartë.

LDK është një parti e madhe dhe historike. Intelektualët më në zë të Kosovës kanë qenë dhe janë mbështetësit e mëdhenj të saj, ndërsa votuesit gjenden në qytetet kryesore të vendit. Në këtë kuptim, LDK është një ndër asetet më të çmuara të shqiptarëve në Kosovë. Në këtë kuptim, LDK-ja nuk mund të krahasohet me VV-në.

Rrethanat tregojnë se tani mbeten këto variante:

a) Nuk ka marrëveshje mes VV dhe LDK, por Albin Kurti krijon një qeveri pakice, e cila votohet nga LDK. Kjo do të jetë një qeveri tejet e dobët, pa jetë të gjatë, sidomos duke patur parasysh ambiciet dhe qasjen politike të Albin Kurtit.
b) Marrëveshje mes VV dhe LDK, por e imponuar nga faktori ndërkombëtarë. Edhe kjo lloj qeverie do të jetë e dobët, e cila mund të reflektojë shpejt pakënaqësitë mes palëve.
c) Mos aftësi për të krijuar një qeveri dhe zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë rast, me shumë gjasa, Albin Kurti dhe VV nuk do të dalë parti e parë.

Me gjasë, qysh kanë ardhë punët, durimi i qytetarëve të Kosovës po soset, dhe përgjegjësi është Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco