Mendja racionale mendon për shtetin, jo për qeverinë

Mendja racionale mendon për shtetin, jo për qeverinë

Nga Jakup Krasniqi - 13/11/2019

“Mendja racionale interesohet për shtetin dhe jo për qeverinë dhe aq më pak për qeveritë – sepse këto të fundit janë të paqëndrueshme ... ndërsa shteti është një strukturë e qëndrueshme”. /Giovanni Sartori

Duke e pasur parasysh mendimin e shumicës së njerëzve tanë për politikën të cilët kryesisht kanë shpjegim të gabuar, gjithnjë si diçka të keqe, si diçka shtypëse, diçka si gënjeshtër e mashtrim nga e cila vijnë vetëm të këqija e ligësi të ndryshme.

Sigurisht që edhe kjo është pjesë e politikës, por domosdo ana më e errët e saj që për autorësi kanë kretinizmin, por njerëzimi gjatë shekujve ka pasur, ka dhe do të këtë mundësin të shohin edhe anën e mirë të saj – idealizmin, drejtësinë e përkushtimin për një jetë më të mirë për njeriun.

Prandaj jo me kot thuhet: “Mos të ishte nata, nuk do t’i dihej kimeti ditës”.

Konsideroj se ia vlen që për njeriun tonë të bëjmë një shpjegim të mbështetur në të arriturat shkencore që vijnë nga antika deri në ditët tona, sigurisht që as sot e kësaj dite, si në opinionin e gjerë si në atë shkencor nuk kemi mendim të unifikuar për politikën si filozofi dhe shkencë .

Themelet e kësaj shkence janë vendosur në Greqinë antike nga Sokrati, Platoni e sidomos nga Aristoteli i cili politikën e ka konceptuar si një veprimtari ku njerëzit në mënyrë të organizuar përpiqen t’i bashkojnë energjitë e tyre pozitive për të krijuar një qeverisje të mirë për të gjithë anëtaret e një shteti (polisi).

Këta të tre, ishin ajo treshja e madhe e mendimit njerëzor që filozofinë politike nga hyjnizimi qiellor e zbriten në tokë, aty ku njeriu e kishte dhe e ka fuqinë e tij reale.

Gjatë historisë, por edhe në kohën tonë vazhdojnë të ekzistojnë përkufizime të ndryshme për politikën, përveç atyre që thamë më lartë, politika përkufizohet edhe si: ushtrim i pushtetit shtetëror, i autoritetit, i vendimeve të përbashkëta e transparente, ushtrim në ndarjen e burimeve ekzistuese dhe kjo do të ishte një qeverisje e mirë.

Qeverisje të mirë ka aty ku përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike merren vesh në caktimin e normave ligjore, për respektimin e procedurave demokratike. Kudo ku shkelen procedurat demokratike, pak apo shumë, aty mungon demokracia dhe qeverisja e mirë.

Politikën duhet parë si një veprimtari konfliktesh dhe bashkëveprimesh për interesa të përbashkëta apo të ndryshme.

Për ambientin tonë ia vlen që ta trajtojmë politikën si: qeverisje të mirë, si qasje publike, si koncenzus dhe kompromis, si pushtet dhe shpërndarje e të mirave materiale. Për faktin se këto çështje zgjojnë dhe kanë një interes të veçantë për njeriun tonë.

Për këto çështje është shkruar shumë në literaturën politike, një trajtim të veçantë kësaj teme i ka bërë autori Andrevv Heyvvood në veprën enciklopedike “Politika”.

Sigurisht që sa herë të flitet për politikën është vështirë të ndahet kjo, nga filozofia politike dhe demokracia, pasi të gjitha këto fillet i kanë të: filozofia, demokracia dhe polisi grek.

Në të gjitha kohërat, mendimtarë të ndryshëm janë përpjekur që politikës t’ia lënë terrenin realist dhe idealist. M. Blunçli thotë se: “Dy parimet (realist e idealist), janë të drejta kur plotësojnë njëri-tjetrin dhe të gabuara kur veçohen nga njëri-tjetri”.

Ndërsa njerëzit e zakonshëm shpesh mund të ndahen në tri e më shumë grupe.

Disa politikën e shohin si mashtrim e gënjeshtër, si diçka të ligë që nuk ia vlen të merresh me të, disa të tjerë e shohin si burim të luftërave e konflikteve të ndryshme, disa të tjerë e shohin si krijuese të paqes dhe natyrisht disa të tjerë idealistë e në ndonjë rast mund të shkoj deri në ekstremin nacionalist.

Në shumë raste politika ka ditur të jetë: ” oportunizëm, përfitim dhe dhunë” – thotë Kroçe. Këtë e kemi parë më se miri mes dy luftërave botërore, ndonëse as në atë kohë nuk ka munguar “pakica intelektuale, rebele dhe jo konformiste”, sigurisht që kjo pakicë nuk mungon as sot.

Ndërsa Giovanni Sartori në librin: “Edhe një herë për teorinë e demokracisë”, shkruan: ”... ai që harron politikën-luftë nuk mund ta çmojë politikën-paqe”. Se “çka është politika”, janë dhënë shumë mendime e përkufizime, por me duket se mendimin më racional e jep Giovanni Sartori në librin e përmendur kur thotë: “ Mendja racionale interesohet për shtetin dhe jo për qeverinë - dhe aq më pak për qeveritë – sepse këto të fundit janë të paqëndrueshme ... ndërsa shteti është një strukturë e qëndrueshme”.

Edhe trajtimi i politikës si çështje publike mund ta kërkojmë nga Aristoteli i cili në veprën e tij :”Politika”, thotë se: “njeriu nga natyra është kafshë politike”, me çka mund të nënkuptohet se “njeriu mund të jeton mirë vetëm në një bashkësi politike” të organizuar mirë, mbi bazën e ligjeve dhe parimeve të përcaktuara mirë mes njerëzve që kanë përgjegjësi politike e publike.

Në kohën moderne lypset bërë dallimin mes asaj që është jetë “publike” dhe asaj që është “vetjake”. Dhe politika si shkencë e ka bërë këtë. I gjithë aparati shtetëror( legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori, prokuroria, ushtria, policia et.), janë sferë publike pasi edhe paguhen nga paraja publike, pra nga parat e tatimpaguesve.

Ndërsa, “vetjake” ose private janë: shoqëria civile, familja, bizneset vetjake, sindikatat, klubet e ndryshme etj., që nuk financohen nga publiku, janë “vetjake”, pra gjithçka që është krijuar për ti shërbyer vetvetes e jo shoqërisë është vetjake.

Politika publike nga shkencëtar të ndryshëm është trajtuar si “forma më e rëndësishme e veprimtarisë njerëzorë” (Hannah Arent), ndërsa sipas Rousseau-t “vetëm përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë e të vazhdueshme të të gjithë qytetarëve në jetën politike mund të drejtohet shteti nga e mira e përgjithshme”.

Për liberalet kjo është një formë e ndërhyrjeve të padëshirueshme, ata parapëlqejnë shoqërinë civile përpara shtetit.

Politika nga shumë teoricien shikohet si kompromis dhe konsensus, por politika si shkencë ka njohur dhe forma tjera të veprimeve politike, psh. Lenini thoshte se edhe “lufta është vazhdim i politikes me mjete të tjera”.

Natyrisht që lufta ka qenë dhe mbetet zgjedhja më e keqe e politikës, por politika si shkencë e parasheh edhe luftën si zgjidhje politike.

Konsensusi është forma më e arrirë e politikës, por vështirë i arritur, ndërsa kompromisi shpesh është formë e dhimbshme për palët, por këtë formë të politikës e kanë njohur dhe formacionet më revolucionare të botës, ndërsa luftërat me gjithë rezultatet tragjike të tyre, përsëri duhet t’ju nënshtrohen kompromiseve politike.

Edhe historia e jonë më e re politike e konfirmon ketë, por jo vetëm kjo. Kompromisi, por jo komprometimi, është vlerë e politikës së përbotshme ose se paku kjo është karota që u epet atyre që bëjnë kompromise.

Pra filozof dhe teoricien nga antika janë përpjekur të shpjegojnë si duhej të ishte qeverisja e mirë, por janë liderët politikë ata që duhet të vendosin qeverisjen e mirë.

Ndoshta kjo që u tha korrespondon me thënien e njohur të Marksit, “Filozofët nuk kanë bërë tjetër veçse e kanë shpjeguar botën në mënyra të ndryshme, por puna është që të ndryshohet ajo” (teza e 11 e Fojerbahut).

Në botën shqiptare, nëse jo edhe përtej saj duhet të ndryshohet qeverisja për të mirën e qytetarëve të kësaj hapësire.

Të përfundojmë, politika “vërtetë është art i se mundshmes”, por nuk është diçka e pa moralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit” siç vlerësohet nga makiavelistët e djeshëm a të sotshëm.

Politika është diçka në mes të “reales dhe të ideales”, pra nuk është as krejt ferr e as krejt parajsë. “Politikani i mirë, thotë Sartori e din se idetë janë forcë dhe idealët janë armë”, pa të cilat s’bëhet politika.

Politika është një domosdoshmëri që shoqëria njerëzore nuk benë dot pa te, se demokracia nuk funksionon pa filozofinë dhe teorinë politike apo politiken si shkencë.

Politika si shkencë si çdo shkencë tjetër është krijuar nga mendjet e ndritura të shekujve për të qenë në shërbim të njeriut, por, po kjo shkencë nuk ka arritur ta pengoj antinjeriun për të shfrytëzuar atë për qëllimet e tija meskine.

A nuk i shfrytëzuan të arriturat e shkencës sulmuesit e Kullave Binjake më 11 shtator 2001?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet,21 vepra kombtare Sh13/11/2019 19:36

BACA KUPË;OH,RACA HUMBË;PROVERBË POPULLORE;GROGJERBË HORRBULLORE:
POLITIKA ËSHTË SI ERA;MOS TA QOFTË ZOTI KAH DERA";POLTIKOJË RIVALËT,PORSI
BISHA E TËRBUAR;GLORIFIKOJË IDEALET,HORZI ISHË,TRISHË,E VËRBUAR;POLTITIKA
MUND TË JETË SI UJK TËRBUAR;DUKE GLLABRUAR RIVALË;KAFSHUAR,RRAFSHUAR;
QAS TINËZ APO,ASHIQARE;PAS SHPINËS,TRAPO KARSHIZGARE;OH,ÇFARË POLITIKE
ËSHTË QË,PËR NJËZET VJETË,KISHE PASÇLRIMIT;A KUR NGA TË NJETIT POLITIKANË,
Q'RROLISHTRIGANË;A PAK U DUKËN,Q'NA ZHDUKËN,MBI 80% KËRKOJNË,TENTOJNË,
BASHKË ME DJALLIN O,BIR DJALLIN;VRAZHDË NA KALLIN,NXIR STRALLIN;OOOH,T'NA
TRADHËTOJNË,GLLABËROJNË,100% PRERË VËLLAZËRO RIHIRO AH,FARË SHKRIPKA
VËRRINË;OUUUH,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË?!"OUUU-OR,SHUMË T'FALA,
REFUGJAT LUFTË,PRZENJË DHUNË,NGA FASHIZMI RUSO SERBË;PREKJE HORE,GREJ
MOLSQOTËS;AHIII,VDEKJE MORE,PREJ GOLGOTËS;HAJ,PREJ GOLGOTËS!!.MANI,USA.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco