Kakistokracia

Kakistokracia

Nga Muhamet Hamiti - 06/11/2019

Kakistokracia është sistem i qeverisjes prej njerëzve më të këqinj, më pak të kualifikuar, apo më të paskrupullt. Përkufizimi më i shkurtër: qeverisje prej qytetarëve më të këqinj.

Termin e ka farkuar një anglez, Paul Gosnold, në vitin 1644, gjatë luftës civile angleze, prej fjalëve greke ‘kakistos’ (më i keqi, prej ‘kakos’ – i keq) dhe ‘kratos’ (sundim/pushtet).

Fjala është përdorur rrallë në shekujt XIX dhe XX në Britani e SHBA, ndërsa është ringjallur këto vitet e fundit të shekullit tonë në botën anglo-amerikane.
Ndonjë kundërshtar i Presidentit Trump e ka quajtur qeverisjen e tij kakistokraci, duke e akuzuar se ka zgjedhur njerëz të këqinj në administratë.

Gazeta “The Washington Post” niste kështu një shkrim të vetin më 13 prill 2018: “Sot ka qenë ditë e frytshme për fjalorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësimet nisën në mëngjes, kur ish-drejtori i CIA-s John O. Brennan i cicëroi (në twitter) Presidentit Trump: “Kakistokracia jote po shembet”.

Kakistokracinë e pandehur të Trumpit e kishte denoncuar fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi, Paul Krugman, në një shkrim të vetin në “New York Times” në janar të vitit 2017, madje para se Presidenti i zgjedhur të merrte detyrën.

Image

Se çfarë sistemi qeverisjeje mbretëron në SHBA është punë për qytetarët dhe komentatorët e këtij vendi.

Pyetjet që mund t’i shtrojmë ne këtu janë: a mund të kualifikohen sistemet e qeverisjes në Kosovë e në Shqipëri si kakistokraci? A do ta njohim edhe kakistokracinë kombëtare në vendet tona, tash që sistemi i më të këqinjve dhe më të paskrupulltëve në pushtet ka emër?

Autokracinë e kleptokracinë i kemi njohur e po i njohim mirë.

*Muhamet Hamiti është profesor në Universitetin e Prishtinës

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet,21 vepra kombtare Sh11/11/2019 20:54

KAKISTOKRACIA;TRAGJIKOPRACIA;SUNDIMI MË T'KEQIT;TUNDIMI I MË DREQIT;PORSI
HORZI;NASTARDIMUSI;KASTRAKRIMPUSI;NATRADINI DËRGO FJALË PASHËS Q'VINTE
PËR VIZITË QYTETIT TË TYRE:OR,PASHA,KUR TË VISHË PËR VIZITË NË QYTEIN TONË,
ME THIRR PARA OPINIONIT E,MA THUAJ NJË FJALË NË VESH;IDEALË O,PËR SHESH;A,
EDHE TË MË SHAJË NË BABË NËNË,NUK KA GJALË;VETËM OH,VETËM,OPNIONI LE TË
MENDOJË SE PASHA PO MË DON DHE,PO MË RESPËEKTON;SHI,MË TË MIRIN OUUUH,
MË TË DËLIRIN;TË NDERUARIN DHE T'URUARIN;NASTRADININ;OH,SI HOKATAR DHE SI
DIJETAR;PO EDHE SI PUSDHTETAR OUH,DHE SI KUSHTETPAR?!"SHUMË T'FALA,REFU-
GJAT LUFTË,PËRZENJË DHUNË,O,FASHIZMI RUSO SERBË;PREKUR TEJ MOLSQOTËS;
VDEKUR PREJ GOLGOTËS;AHIII,VDEKUR PREJ GOLGOTËS!!. Mani,USA.

Shto koment

Denonco