Kosova e lirë, me burgje si të Millosheviçit?!

Kosova e lirë, me burgje si të Millosheviçit?!

Nga Kim Mehmeti - 25/10/2019

Kosova duhet t’i shpjegojë vetvetes, si dhe mbarë shqiptarisë, pse i ndodhi që edhe pas çlirimit të ketë burgje si ato të Millosheviçit ku ‘vetëvriteshin’ shqiptarët. Pastaj Kosova duhet të shpjegojë si është e mundur që edhe pas çlirimit të ketë një sistem të organizuar policor, prokurorial e shtetëror që me aq lehtësi rastet e vrasjeve i shpall si vetëvrasje.

Dhe nuk është keq që Kosova të përgjigjet pse Presidenti i saj me aq lehtësi sot flet për vrasjet që kanë bërë të tjerët dikur, e që ai i ka heshtur deri më tani?! Si dhe pse politikanët shqiptarë i kujtojnë shokët e tyre të vrarë vetëm pasi ata vetë të kenë bërë vetëvrasje politike si dhe pse, për shembull, drejtuesve të LDK-së, u kujtohen aktivistët e vrarë të partisë së tyre vetëm kur janë në opozitë, e jo edhe kur janë në koalicion qeverisës me ‘Klanin Pronto’?

Pasi t’u përgjigjet këtyre pyetje dhe pasi të shpjegojë pse mbeti shtet ku edhe të vrasin për pushtet, Kosova do e kuptojë se deri në zgjedhjet e paradokohshme parlamentare, ajo ishte duke e vuajtur robërinë e atyre që e sundonin me mendësinë millosheviqiane. Pra do e kuptojë se duhet ta nis betejën për t’u çliruar nga robëria e mendësia politike që të shpall armik e terrorist, vetëm pse ka rrezik ta shpalosësh fytyrën e maskuar të pushtetarëve hajdutë e kriminelë!" 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet,21 vepra kombtare Sh02/11/2019 06:55

-KOSOVA E LIRË,ME BURGJE SI T'MILLOSHEVIÇIT";HORRPROVA NXIRË,E MURGJE
TË TRILLOSHEHIÇIT;PËR PUSHTET;ZVERKU SHKRET;COPË GRIMA,TROPË KRIMA;
KRIMA KRIMINALË;TRIMA TRIMIFALË;DUKE VRARË,PRER,RIVALËT;KUKE ZVARRË,
NGRER IDEALËT;SIKUR DIKUR;MBRETËRI OJ,PERENDI:JAM SULLTAN OU,SI MBRET
I VERTETË;OR,KULLGJAN,MBRET PËRJETË;TERË KOMBIN,ROBËT E MI;TERË LOBIN,
MBRETËRI;NUK DUROJ KUNDËRSHTARË,TUK SKURROJ,THUNDËRSKARË;BURGOSJE
TRUNGSOSJE;NGARË,VRARË;SHTYPUR,MBYTUR;ME TORRTURRAT;DJEGUR,TRETUR;
MËSA HORRSKURRAT;PORSI,HORRZI;KRYKRIMINELI MILLOSHEVIÇ;SHFRYRSHFRIMI
NGELI TRILLOSHEHIÇ;AH,KAM VETËM CA DESHIRA;PA MËSHIRA:TA ZOTROJA TAPINË
TERË TOKËS;OH,SA DOJA TRAGJEDINË KRROKËS;ME NJË T'RAME,TERË NJERZIMIN;
T'NJË GJAME,PRERË BREZËRIMIN;BEHËM VETMI ZOT I BOTËS;O,TË DEHËM,MU NGA
HAMSHURI E GOLGOTËS;OUH,NGA PASURI MOLBOTËS;AHIII,PASURI E MOLBOTËS?!"
SHUMË T'FALA,REFUGJAT LUFTË,PËRZEN ME DHUNË,NGA FASHIZMI SERBË;NDJEKJE
MOLBOTËS;VDEKJE GOLGOTËS;HEEEJ MOREEE,OUUUH,VDEKJE PREJ GOLGOTËS!!.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco