Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombit

Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombit

Nga Klodian Tomorri - 29/08/2019

Mediat kanë raportuar se qeveria kosovare është e shqetësuar për një taksë të re, që mund të vendoset mbi makinat e tonazhit të rëndë në rrugën Durrës - Kukës.

Sipas ankesës së palës kosovare, duke filluar nga data 1 shtator, në Rrugën e Kombit do të instalohen peshoret, ç’ka mund të sjellë taksë shtesë për makinat e tonazhit të rëndë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Taksat e kalimit në rrugën Durrës - Kukës janë të përcaktuara qartë në kontratën koncesionare dhe variojnë nga 1 euro për përdoruesit e shpeshtë deri në 22 euro për kamionët e rëndë me 4 akse apo më shumë.

Këto taksa nuk mund të ndryshohen nga askush. As të rriten, as të ulen, as të shtohen në numër dhe as të pakësohen.

Mënyra e vetme për të ndryshuar apo vendosur taksa të reja në rrugën Durrës - Kukës është amendimi i kontratës koncesionare.

Por edhe nëse kontrata koncesionare do të ndryshohej, sërish nuk mund të ketë taksë mbi peshën e makinave.

Mënyra se si lëvizin mjetet e transportit në rrugë rregullohet përmes Kodit Rrugor.

Në nenet 10, 54 dhe 62, Kodi përcakton qartë kufijtë e lejuar të peshave për transport në rrugë dhe sanksionet nëse ato thyhen.

Sipas Kodit, pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje dhe nga ajo e ngarkesës së tij, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse.

Çdo mjet që thyen këto kufij ngarkese shkel ligjin dhe është kërcënim për sigurinë rrugore.

Kur shkel ligjin nuk taksohesh, por dënohesh sipas sanksioneve që parashikon ligji.

Në rastin konkret dënimi për tejkalim ngarkese është ndalim i menjëhershëm të mjetit për të vazhduar udhëtimin dhe gjobitje automatike deri në 2 milionë lekë si për drejtuesin e mjetit ashtu dhe porositësin e ngarkesës së transportit.

Ndaj nuk mund të ndodhë që të ketë taksë shtesë për peshën. Nga koncesionari jo e jo, por as nga shteti.

Unë nuk besoj se qeveria e Kosoves e ka ngritur shqetësimin për shoferët, të cilët thyejnë ligjin dhe i ngarkojnë mjetet e tyre mbi tonazhin e lejuar duke vënë në siguri jo vetëm rrugën, por edhe njerëzit.

Nëse pastaj, taksa shtesë vendoset në mënyrë informale nga koncesionari, pra mjeteve që kanë tejkaluar tonazhin, koncesionari i kërkon para shtesë në mënyre informale, atëherë kjo është shkelje e ligjit.

Është cenim i sigurisë në rrugë, thyerje e kontratës koncesionare dhe dëmtim i pronës publike.

Kompania koncesionare ka detyrim të vendosë peshoren dhe të masë ngarkesën e çdo mjeti.

Nëse konstaton mjete, që kanë tejkaluar ngarkesën e përcaktuar në ligj, atëherë ajo është e detyruar të bllokojë menjëherë lëvizjen e tij dhe të njoftojë Policinë që të marrë masat ndëshkimore.

Vetëm Policia ka kompotencë të vendosë gjobat, të cilat arkëtohen në shtet, jo nga koncesionarët.

Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë skenar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco