Samiti i Berlinit dhe lajmëzinjtë e tij!

Samiti i Berlinit dhe lajmëzinjtë e tij!

Nga Sali Berisha - 30/04/2019

Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer shumë Presidendin serbomadh Vuçiç dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës!

Të tre këta, të mbetur duarbosh dhe të damkosur si sherrxhinj, që për karriget e tyre duan të ndezin me projektin e Serbisë së Madhe, konflikte të reja në Ballkan, përveçse me fotot e tyre fytyrënxira që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, u vunë në garë për të shpërndarë lajme sa më të këqija e të deklarojnë se “samiti ishte i rëndë”, se “nuk solli asnjë rezultat konkret”, se ”nuk ka pasur asnjë përparim” dhe se “ishte zhgënjyes”.

Kulmin në këtë aspekt e arriti Zografi Bis, që i lejoi vetes të falsifikojë në facebookun e DË, lajmin për takimin e tij të shkurtër më pak se gjysëm ore me kancelaren Merkel, sepse ishte pregatitur ta deklaronte së paku 80-minutësh. Madje, në skizën e tij, ai përdori çirakun e Baton Stanishiqit për të mashtruar pafytyrësisht shqiptarët, duke thënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë pikërisht atë që Kancelarja nuk kishte thënë, gjë që doli qartë nga njoftimet zyrtare të qeverisë gjermane.

Në të vërtetë, një rezultat i rëndësishëm i Samitit ishte se këta gangsterë të Ballkanit, që luftojnë vetëm për karriget e tyre, morën në Berlin atë që meritonin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

e dyta19/05/2019 20:08

i ashper dhe i PaBese kish thene Ramiz Alia per saliun; sa mire e paska njohur sidomos per kete te dyten.Keshtu thoshte Bamir Topi ne librin e tij, respekt per Bamirin.

Shto koment

Denonco