24 Marsi im, kur nisi të çlirohej Kosova...

24 Marsi im, kur nisi të çlirohej Kosova...

Nga Avni Nezaj - 24/03/2019

E kam jetuar 24 Marsin si pakush shqiptarë të tjerë. Por shpirtërisht besoj, si shumica e shqiptarëve që jetojnë në Ballkan por edhe nëpër botë të shpërndarë. Të gjithë kishim dëshirë që shqiptarët e përtej kufirit të dilnin nga robëria, të fitonin lirinë, të ishin zot të trojeve të tyre, fatit të tyre, familjeve të tyre, jetës së tyre.

Eldari, Sandra, Kurt, Paul, Miguel, Kristina, e me dhjetra gazetarë të tjerë kanë ndjekur nga afër konfliktin. Rrotulloheshin me lajme në kohën e qëndrimit nëpër oborrin e hotelit të vetëm të madh të qytetit. Bujtinat ishin shtuar pasi ishte kohe lufte në Tropojë. Ata punonin për media të mëdha ndërkomëbtare, ndërroheshin shpesh. Ikte një grup e vinte tjetri...

Takohesha me ta çdo ditë, e hera herës edhe disa herë në ditë. Por atë ditë me dukeshin ndryshe, i pyeta se çfarë kishin e po kundroja realitetin ashtu siç ishte pa marrë pergjigje.

Nuk po i pyesja rishtas pasi e kisha bërë një pyteje pak pa mbërritur muzgu. Në darkë mblidheshin në hotelin e Bajram Currit të gjithë gazetarët që raportonin nga terreni, nga fronti, nga lufta, nga ç’të mundnin e për çfarë të mundnin.

Unë atje isha, kisha ditë, javë e muaj që nuk kisha lënë cep të kufirit pa shkelur me këmbë, që nga bjeshkët e Tropojës e deri ne Kukës.

Gazetarët e huaj e kishin një informacion por nuk e thonin, nuk donin që lajmi i tyre të ishte i pavertetë. Donin konfirmim që të ma jepnin edhe mua sihariqin. Më besonin në të vertetat që u thoja e ashtu kishin deshirë të me kthenin reston. Donin që edhe unë ti besoja.

Kishte raste kur me ngatërrohej imazhi i gazetarëve të huaj të luftës më atë të "korrespondentit" të ndonjë agjensie inteligjence apo punonjesi të qeverive të ndryshme. Megjithëse nuk ishte e vështirë ti dalloje gazetarët e vertetë nga ata, me pak "hije". Pothuajse shumica aty në atë ambjent të ngushtë në oborrin e pasmë të hotelit kshin një qellim. Të tregonin me vërtetësi me aq sa mundnin atë që po ndodhte vetëm 20 kilometra larg prej aty. Në vijën e frontit, në luftën e Kosovës për liri.

Po afronte darka dhe çuditërisht edhe të shtënat e armëve të rënda nuk po degjoheshin nga zona e kufirit. Kishte me pak se ditët e tjera.

Gazetarët gumëzhinin aty. Njëri me telefon statelitor, tjetri me një kamera në dorë, një tjetër me një dopjo raki e nje tjetër tek mundohej të siguronte një atomjet fuoristradë për ditën e neserme në mengjes herët, pasi kthjelltësia e ajrit  ishte e tillë që lejonte filmime të pastra edhe në distancë të madhe.

Isha nga të paktët gazetarë shqiptarë që ishin në terren. Kolegët e mi vendas të agjensive te huaja të lajmeve ua kishin lënë vendin kolegëve të tyre të huaj. Jo se ata ishin më të poguxmishëm të përballonin frontin por se raportimet e tyre vlerësoheshin se ishin më të pavarura. Vendasit ndoshta edhe mund të “gabonin” në raportimet tyre, ishin shqiptarë.

Po prisja të merrja ndonjë lajm pasi heshtja e kolegve të huaj po me nxiste edhe më shumë që të bëhesha këmbëngulës. Doja që edhe unë të merrja një lajm prej tyre. Thjeshtë nuk mora vetëm një lajm, por një sihariq. Atë që nuk do ta harroj përgjithmonë.

Shiko nga qielli me tha njeri (nuk me kujtohet emri) se me duket se do të fillojë. Isha mësuar ti “përdorja”, t’u jepja lajme, orientime, t’i ndihmoja, t’i shoqëroja, t’u shpjegoja ngjarje apo situata, e kësaj here mendoj se ma kthyen të gjithë broxhin që me kishin. Me këtë lajm u shpërlanë të gjitha, u harruan edhe frika, edhe emocionet edhe tensioni.

Bashkë me shprehjen e gazetarit kishte me dhjetra sy të tjerë gazetarësh që gezoheshin, se unë gëzohesha. Ndoshta ata nesër pasneser do të ishin në zona të tjera koflikti, ishin gazetarë lufte. Por e them pa, mëdyshje se raportimet e tyre bindën dhe i treguan botës se çfarë po ndodhte realisht në Kosovë.

Gjithçka ndryshoi, e mora frymë lirshëm. Nisa pak e nga pak të harroja ata lotët e nënave vijës së kufirit që ndante shqiptarët, nisa të harroja thirrjet e dhimbëshme të pleqëve  që kërkonin me sy nipat që të mbështeteshin e të ecnin nepër pllajat herë me mina e hërë jo, buzë kufirit duke u ikur tmerrit të bombave në shtëpitë e tyre. Nisa të harroj edhe atë aromën e vajit të pastrimit të pushkëve që më mbetej në duar kur mundohesha tu tregoja të rinjëve nga Kosova se si përdoret arma, pushka, kallashnikovi.

Më sytë lart nga qielli e me dy pika lot në faqe po shijoja çastet e para të nisjes së lirisë. Nga gjithë ajo hapsirë qiellore po vinte liria për gjysmën e kombit tim, për kombin tim.

E falenderova me gjithë shpirt lajmdhënsin, e thjesht po shijoja melodinë e frikëshme të avionëve që kaluan atë darkë sipër Malsisë së Gjakovës për të derdhur inatin ndaj atyre qe kishin përzënë nga shtëpitë e masakruar gati një komb të tërë....Si për koincidencë, edhe avionët e NATO-s sulmet e para i nisen duke kaluar nga zona ku kishte nisur vërtet lufta e Kosovës... 

Nisën të më zbardhen ditët e lodhshme e të terrta nëpër kufi, herë andej e herë kendej. Lajmin e sulmit të NATO-s mbi Kosovë e në Serbi, nuk e  bëra fare për mediat që punoja ne atë kohë.

Të gjithë e kishin të lehtë të shkruanin këtë lajm. Thjesht të ngrinin sytë nga qilli e të shënonin çfarë po shikonin.

Lufta kishte nisur në tokë nga bijtë e lirisë së Kosovës që ishin shumë. Luftë e pandalshme që u kurorëzua me liri.

E ata avionë e çlriuan Kosovën i dhanë dorën e fundit që ajo të jetë e lirë me këta kufinj që është sot e jo me ata që ëndërron Hashimi apo Edvini.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat