Një spiun… si Batoni

Një spiun… si Batoni

Nga Nga SYRI.net Kosova - 23/02/2019

Sa më serioz bëhet plani për ndarjen e Kosovës, aq më aktiv është ai. Nuk është fjala për Hashim Thaçin. As për Edi Ramën. Jo e jo për Aleksandër Vuçiqin. Është një mekanizëm i poshtër, që ua tendos fijet të treve. E njohin të gjithë. Paralelisht shfaqet në dy ekrane. Për të vjellë vrer, propagandë, shpifje e përçarje. Edhe pse secili gazetar, redaktor, pronar mediash, e di se kush është Baton Haxhiu, ia hapin mikrofonat, i shtrihen në studio…a thua se ushqehen prej prapësisë së tij.

Në Kosovë nuk ka nevojë t’i tregosh askujt për këtë ndotës të gazetarisë dhe këshilltar manipulant të politikës. Njerëzit e dinë. Dyert të hapura njëkohësisht te Vuçiqi, te Rama e te Thaçi, nuk i ka çdokush. Një spiun si ai, sigurisht e ka pjesë të misionit. Shërbimet e tij, janë të njohura.

Drejtori i sotëm i një televizioni në Kosovë kishte lidhje me shefin e shërbimit serb të sigurisë, Jovica Stanishiqin. Në vjeshtë të vitit 1997, ai i kishte kërkuar përgjegjësit të vet për territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’, Zoran Stijoviqit, që t’ia aranzhonte një takim me ish-udhëheqësin komunist kosovar, Mahmut Bakallin, për ta diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës. Stijoviqi e kishte kontaktuar informatorin e vet në Prishtinë, që është sot edhe njeriu më i besuar i Edi Ramës. Detyra e informatorit të atëhershëm, drejtorit të tanishëm, ishte që ta bindte Bakallin për këtë takim dhe ta çonte me veturë në vendtakimin në Brezovicë. Baton Haxhiu rezulton në atë kohë të kishte pasur lidhje direkte me Stijoviqin, që datonte nga fundi i viteve ‘80 në gazetën studentore ‘Bota e Re’.

Se sa e ka “dashur” Batoja pavarësinë e Kosovës, shihet nga transkripti i bisedës Stanishiq-Bakalli, ku duket qartë se qëllimi i Stanishiqit ishte një autonomi për Kosovën. Ky mund të ketë qenë edhe qëllimi i punëtorit të Stijoviqit, sot këshilltar kyç i dy liderëve shqiptarë që duan ta ndajnë Kosovën.

Një spiun si ai, proceset nuk ka mundur t’i ndalë, por gjithsesi, të këqija bën aq sa mundet ndaj kombiit shqiptar.

Baton Haxhiu, është i vetmi në mediat kosovare, që zyrtarisht e ka lansuar planin për ndarjen e Kosovës, në linjë të qartë me Beogradin e Moskën, i koordinuar me presidentin kosovar dhe kryeministrin shqiptar.

Sa më tepër që letrat hapen, aq më e rëndë bëhet loja. Si një i dërguar i Serbisë, për ta bërë lëmsh politikën e shqiptarëve, këtij mercenari  të gazetarisë, i ka mbetur vetëm opsioni i njohur në poker “All in”…Prandaj ngarend sa në Prishtinë, në Tiranë, që t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se veriu i Kosovës nuk na hyn në punë. Po pse pikërisht veriu, me pasuri miliardëshe…

Në studion e televizionit që e polli “analistin”, me shkop në dorë, gjuante, priste e sakatonte sa mundte…Po sikur ta ketë një njeri i tillë fuqinë reale për ta bërë shoshë territorin tonë?! Shtetësia do të rrënohej, konfliktet do të ndizeshin.

Për sa kohë, Serbia është prapa drejtorit të televizionit kosovar që mbështet ndarjen e Kosovës, veprimi i tij antikombëtar, nuk do të ndalet.

Derisa Edi Rama e quan atë njeriun më të besueshëm në dy milionë shqiptarë të Kosovës, rreziku mbetet i lartë. Liderët tanë ia rrahin shpinën Live në emisione televizive, duke u mburrur me miqësinë e vjetër. Hashim Thaçi shkoi deri atje sa e dekoroi. Një spiun e bir spiuni. Si shumë të tjerë. Por, ky është ndër më kërcënuesit dhe të ligjtë e këtij vendi.

Tash kur idoli i tij Edi Rama, bashkë me të cilin darkuan gjatë te Vuçiqi para më shumë se dy vjetësh, është në tehun e rënies nga pushteti, agjenti kosovar është egërsuar tej mase. Sulmon opozitën që ka mbushur sheshet me qindra mijëra njerëz që duan rrëzimin e “Maduros” së Shqipërisë. Spekulon për gjoja lëvizje të reja politike për të tërhequr vëmendjen, edhe pse askush nuk i beson.

Në një vend normal, një si ky, nuk do të guxonte të shfaqej në jetën publike e aq më tepër të udhëhiqte këtë “kryqëzatë” kundër integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Por në anormalitetin tonë gjithçka është e pritshme. Tradhtari bëhet patriot, kurva shet moral për ndershmëri, banditi hiqet si i pafajshëm e një spiun si Batoni, hiqet si më i devotshmi.

Njerëzit si ai, janë qelbësirat e kohës sonë, prandaj edhe shtetet tona kundërmojnë kaq erë të rëndë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Shto koment

    Denonco