Të përziesh ‘Muçin me Baton’ dhe tradhëtia…

Të përziesh ‘Muçin me Baton’ dhe tradhëtia…

Nga Avni Nezaj - 06/02/2019

Nuk është aspak etike të merresh me dikë që nuk i ka bërë gjë publikut as për mirë e as për keq. Që nuk ka ndikuar në asnjë farë rrethane në qëndrimet e publikut per çfarëdo lloj çeshtje e të çfardo lloj rëndësie.

Por nuk mundet të heshtim apo të kthejmë faqen e të lexojmë diçka tjeter kur ke përpara një batërdi Muçiste e Batoniste për një çeshtje për të cilën kanë thënë jeten me mijra shqiptarë e kjo, prej shumë shekujsh e deri sot.

Ketyre u erdhi dita që në paqe të dhjesin mbi ketë histori të shqiptarëve, prejardhës të të cilëve janë edhe Batoni por edhe Mustafai (herë si përsona fizik e herë si frymë).

Heshtja është bashkëfajësi. Kjo frazë e konturuar e shprehur dhe e shpikur nga njerëz të mençur orienton edhe sot gjithafrë komentesh dhe analizash, I ushqen ato dhe u jep te drejtën e nisjes së hulumtimeve sociologjike për të gjykuar nje sjellje të caktuar dhe për të thënë nje mendim në lidhje me të. 

Çudia e madhe nuk është se sa mirë kuptohen Mustafai (Rama)  me Batonin (Thaçi). Janë shqiptarë e kanë të njëjtën gjuhë e bejnë të njëjtën mimikë shtrydhëse e të neveritshme kur mendojnë se po thonë gjera të rëndësishme, apo shumë të rëndësishme.

Por çudia është se konvergojne pa asnjë lloj snobizmi mental në të njëjtën pikë dhe shumë mirë.

Askush nuk i ka akuzuar ndonjë herë se janë bere pjesë e mdonjë skeme antishqiptare pasi ata janë vetë skema.

Kjo është me e frikëshme. Pasi kur gjendesh padashur ne nje skemë antikombëtare edhe mund të dalësh kur e kupotn se po përdoresh  për një gjë të caktuar të rëndë apo të papërfillshme. Por këtë janë vetë skema dhe po mundohen jo të dalin, por të shtojnë sa më shumë radhët që kur të vërtetohet faji i rëndë, atë ta ndajnë më të tjerë. Dhe këtu po bëjnë shërbimin e radhës të shefave të tyre, Thaçit në Prishtinë e Ramës në Tiranë e direket ose indirekt edhe Vuçicit në Beograd.

Ata po mundohen që duke çoroditur mediatikisht kë të munden të nxjerrin në plan të parë si zgjidhje të mundëshme dhe të vetme për çeshtjen e Kosovës ndryshimin e kufijëve, Mustafait nuk është se i intereson shumë pasi ai vijon me strategjinë e komunistve te Enver Hoxhës pasqyruar denjësisht nga i biri i Kristaqit në krye të qeverisë se Kosva nuk është problemi ynë dhe se një bashkim i mundshëm me Kosovën do ta linte pa pushtet e pa shumicë edhe atë por edhe të ushqyerin që e bën ti shkojë barku vazhdimisht.

Në anën tjeter të këtij shkopi të ngjyrosur me Muç qendron Batoni i cili përzien vorbën serbe dhe e benë atë që të lëshojë erë gjithandej.

I është ngjitur në krah Thaçit si tatuazh dhe  ndajnë me të, “të njëjtat ide të njëjtat pikëpamje integruesë për ndryshim kufijsh”. Marrzia nuk ka fund, niset nga Prishtina e mbërrin në Tiranë edhe pa paguar taksë në Rrugën e Kombit.

Vjen e ndërthuret kjo ide aty ku edhe lindi. Përpunohet sërish nga Rama dhe Muçistët e tij që i rrinë afër në distancën që nuk kapet aroma e shpifur e “marrveshjes”.

Dhe këtu ka shumë Muçë, munçistikas, muçinjë të bardhë e të zinj. Mbështesin nëpërmjet Batonit Thaçin duke krijuar bindjen se këtë ide të kufijve e ka konsoliduar Thaçi, shqiptari i Kosovës dhe neve shqiptarëve të Shqipërisë na duhet vëtëm ta mbështesim ashtu të ngjyrosur nga piktori i vetëdeklaruar Rama.

Kur tradhëtia behët me marrveshje kjo është më shumë së tradhti dhe shërbim përulës ndaj atyre që prej 6 shekujsh vrasin e presin shqiptarë pa kërkuar as falje për krimet kryera. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco