Dueli për foto i Thaçit

Dueli për foto i Thaçit

- 02/01/2019

Bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, të cila kanë shënuar shtatë vite, pa ndonjë përfaqësim jo vetëm të spektrit politik, por dhe atij profesional.

Në bisedime të formatit të “rëndë” diplomatik, duhen ekspert të së Drejtës Ndërkombëtare apo të së Drejtës së Brendshme si dhe ekspert të suksesionit.

Presidenti Thaçi nuk i ka ata, të paktën  në format zyrtar nuk duken.

Dominim i bisedimeve me vetëm një portret të Thaçit, duke dhënë garanci dhe të disa faktorë, ndërkombëtar se ai është i vetmi që i “kryen” detyrat për Kosovën.

Duke mos përfillur askënd që i del para në skenën politike të vendit, dhe më gjerë, bëri që shefi i “hekurt” të shfaqet më ide dhe platforma të cilat nuk mund të thuheshin, gjatë dy bisedimeve të mëhershme as në prapaskenat e tavolinave të ftohta diplomatike të Rambujesë dhe Vjenës.

Me korrigjimin, shkëmbimin dhe marrjen e luginës se Preshevës.

Kjo hasi në ashpërsi të kryeministrit, kryetarit të Kuvendet, opozitës, por dhe të qytetarëve, kjo shikohej në institucionet zyrtare të shtetit, shqiptar, duke nisur nga Presidenti Meta, shefi i diplomacisë e Bushati, dhe i tërë spektri opozitar dhe shoqëror në Shqipëri.

Ai ka disa muaj që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe formatin e takimeve me këtë spektër.

Kjo formë me tone të nxehta, bëri që dhe në takim me grupin negociator që pati javën që shkoi gati sa nuk kaloi në përplasje verbale, në mes tij dhe Limajt, i cili deklaroi se Thaçi ka mbajtur të mbyllur çdo letër që ka.

Ai përfitoi që të bënte një foto aty, kjo i nevojitet shumë, duke treguar se ka gjithë mbështetjen që i duhet  për të cilën “vuan”.

Një gjë e tillë u pa dhe në takim kur ishte Haradinaj, ku në ato pamje dukej lartë tensioni i ndezur mes tyre.

Haradinaj shmangu foton me Thaçin dhe tha “se kufijtë nuk preken”.

Duke u larguar në mënyrën e tij karizmatike, duke ja hequr foton e dëshiruar nga Presidenti.

Ai në çdo formë dhe mënyrë kërkon që të realizoi qëllimin e tij, për të kthyer imazhin e humbur.

Ai në festen e Vitit të Ri, ka vazhduar punën e tij, duke kërkuar që të ketë një fotot me Presidentin Meta,  i cili është me pushime në Pejë, më familjen e tij.

Me të dëgjuar këtë Thaçi “vrapoi” për foton që i duhet..!

Presidenti Meta i cili është  kundër  ndryshimit të kufirit, kjo i bie dhe se është kundër, planit të Thaçit.

Pra Thaçi  nuk le rast, pa shfrytëzuar për të bërë foto, me kundërshtarët e ndarjes, me qëllim që t’i paraqesin në mos mbështetjen, si neutral për idenë e tij dhe të Vuçiqit, që  kanë në platformat e tyre.

Thaçi foton me Meten, e përdori si një “kapital” të ngjyrosur më festën, më verën dhe më heshtje që lexohet nga fytyra e Presidenti Meta.

 Gota mbahet e tërhequr dhe duart nuk shkojnë shpejt në drejtimin që kërkon Presidenti Thaçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco