Hashim Thaçi insiston për ndarjen e Kosovës

Hashim Thaçi insiston për ndarjen e Kosovës

Nga SYRI.net - 12/11/2018

Drejtuesit e vendeve të Ballkanit që në terminologjinë anglosaksone cilësohen si ‘strongmenë’ kanë filluar të cilësohen nga qytetarët e papunë e të varfër të Ballkanit si ‘batakçinj’ (në anglisht ky term përkthehet ‘crook’).

Por më shqetësuese për qytetarët e vendeve të Ballkanit është sesi priten e shtrëngojnë duart këta drejtues, duke bërë foto me liderët botërorë, Trump, Merkel, Makron, Putin, tjerë. Foto që për më tepër këta drejtues i përdorin për ti mashtruar votuesit e tyre dhe marrë votat.

Madje së fundmi qytetarët e vendeve ballkanike kanë filluar të ndjejnë neveri kur shikojnë sesi drejtuesit e tyre hedhin në rrjetet sociale, në Tëitter e në Instragram, foto të marra vjedhas, me shtrëngime duarsh dhe njoftime për takimet e improvizuara në cepa sallash apo korridore me liderat botërorë. Me idenë se qytetarët e thjeshtë do ta hanë sapunin për djathë, por askush nuk i beson më dhe të gjithë i përbuzin me neveri e ndjejnë ndot nga sjelljet e tyre.

***

Thaçi është takuar me Trump për pak kohë në sallën ku në Paris presidenti Macron kishte shtuar një darkë me rastin e 100 vjetorit  të mbarimit të luftës së parë botërore. Kësaj fotoje Thaçi i ka shtuar shënimin: ‘Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet ‘100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan….’.

***

Në një foto tjetër që nuk kuptohet mirë se si është marrë Thaçi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila është një kundërshtare e ashpër e idesë së Thacit për një marrëveshje me Vuçiç për ndarjen e Kosovës.

Kësaj fotoje i është shtruar shënimi: Një takim të rëndësishëm në Paris kisha edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Temë kryesore e diskutimit tonë ishin dialogu dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përkrahja gjermane është përcaktuese për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila afron edhe më tepër rajonin tonë me Bashkimin Evropian, si dhe e forcon paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor…’

Ndërkohë që në shënimin e zotit Thaçi nuk ka asnjë reagim nga kancelarja gjermane.

***

Hashim Thaçi është takuar edhe me Putin dhe ka publikuar foton me presidentin rus së bashku me premtimin e tij: ‘Në Paris e takova për herë të parë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje’.

***

Qytetarët shqiptarë e kosovarë duhet të falënderojnë për qëndrimin e qartë publik të kancelares gjermane për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës por edhe përgjigjen e saktë të presidentit amerikan që në asnjë rast nuk lë hapësirë për të nënkuptuar se marrëveshja Thaçi-Vuçiç përfshin ndarjen e Kosovës.

Po ashtu kosovarët e kanë tanimë të qartë se presidenti rus Putin i ka deklaruar Thaçit se do të mbështeste marrëveshjen për ndarjen e Kosovës nëse Thaçi merret vesh me Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco