Monologu i Ramë-Kadriut?!

Monologu i Ramë-Kadriut?!

Nga Kastriot Islami - 11/11/2018

Ky reagime me vonesë është për të treguar se qytetarët e kanë kuptuar çmendurinë e radhës si një shpërthimi pakontrolluar për të nxjerrë dufin e dëshpërimit, por njëkohësisht edhe për ta shitur marrëzinë e emetuar në rrjetet sociale si një kurth për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga hallet apo shqetësimet e përditshme dhe për të larguar vëmendjen nga e aksioni opozitar.

Për më tepër që kjo rrjedhje mentale,e përsëritur,ndodh sa herë që lideri global është në panik e në krizë të thellë dhe tenton të dalë prej andej përmes një shpërthimi të pazakontë e të turpshëm që për më tepër ka guximin ta bëjë publik.

Por insistimi që pason tregon se gjendja e tij është e pashpresë; ai pasi qetësohet e rikthehet në depresion, ndonëse e kupton sa e madhe ka qenë marrëzia që ka bërë s’ka forcë ta pranojë atë. Dhe për ti shkuar të keqes deri në fund, detyron manarin e tij të propagandës ta shesë të gjithë këtë shpërthim marrëzie dhe këtë përrua psikik si një ide gjeniale e të qëllimshme për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga hallet e tyre dhe për të futur kundërshtarët e opozitën në një debat pa vlerë, duke shpresuar se kështu arrin të zhvendosë fokusin e aksioneve të tyre kundër krimit, drogës, korrupsionit, krizës ekonomike e tjerë e tjerë.

Në fakt e gjithë kjo marrëzi përsëritet e përsëritet sa herë që ai nuk e përballon dot realitetin dhe kërkon të dalë prej kësaj krize duke u harruar atë përmes kalimit në gjendje ekstaze, që shfaqet me shpërthime të papërmbajtshme e shoqërohet me shfaqje të turpshme e fjalor banal në rrjetet sociale apo median e tij personale.

Skema e shpërthimit të marrëzisë

Kështu ka ndodhur gjithnjë, sa herë që nuk i mjaftojnë përpjekjet për të mashtruar në shou e radhës, të cilën ka programuar për të përsëritur gënjeshtrat e talljet e zakonshme; por si shumë nga herët e fundit, është përballur me një realitet të ndryshëm nga ai që ka krijuara në kokën e tij dhe është ballafaquar me reagimin qytetar që nuk ka mundur ta përballojë dhe që e ka depresuar.

Një përballje që i ka ndodhur edhe herë të tjera por që kohët e fundit ka filluar të bëhet më frekuente. Me manarin e Propagandës së Mashtrimeve dhe të Dizinformimit, që është në dispozicion në këto raste,gjithnjë e më shpesh është detyruar të vërë në lëvizje skenarin e parafabrikuar: një drekë e bollshme me fruta deti e verë të shtrenjtë, doza përkatëse e eksitantëve cilësorë dhe më tej materialet e veglat për transmetimin live direkt nga makina luksoze në rrjetet sociale të sajesës së radhës, që nuk është gjë tjetër veçse shpërthim marrëzie e sulm kundër kundërshtarëve, opozitës e gazetarëve të medias, veçanërisht kundër atyre më kritikëve.

Pastaj një gjumë dhe pas disa orësh manari i propagandës e informon për reagimet dhe merr porositë sesi duhet reaguar dhe kujt i duhet shpërndarë që e gjithë kjo marrëzi të emetohet në darkë në televizione e nesër në median klienteliste.

Monologu i kadrijve

Këtë radhë problemi duket ka qenë më i komplikuar, Duhej gjetur një emër i ri për të stigmatizuar armiqtë. Gjetja e dalë nga labirintet e subkoshiencës i është dukur i goditur. Emri ‘Kadri’, i dalë nga labirintet e subkoshiencës i ka pëlqyer shumë dhe i është dukur një gjetje gjeniale. Ky emër i rimonte me emërtimin ‘kazan’.

Ky emërtim i lejonte të nxirrte dufin duke i sharë të gjithë kundërshtarët e medias me termin e fjalorit të tij banal ‘rrotë-kadriu’. Por edhe për shumë arsye të tjera ky emër i është dukur i përshtatshëm.

Dhe pikërisht në dehje e ekstazë, ka shkruar në nxitim e sipër, Monologun e Kadrinjve.

Ndërkohë emri Kadri do të duhet tëv inte nga rrjetet sociale si një personazh që përmes llogarisë së sajuar në Facebook do të duhet të shprehej kundër arritjeve të mëdha të qeverisjes së tij.

Dhe pikërisht nga ky Kadri do të niste gjithçka dhe aty do të bitiste.

I gjithë monologu do të ishte një orgji e tij në recitim bifonik me Kadriun. Pas disa provash, varianti final do të realizohej brenda makinës luksoze përmes një tableti me kamera të vogël por me rezolucion të lartë, dhe do të transmetohej drejt e në rrjetet sociale. Dëshmitarët në makinë, shoferi, bodigardi dhe manari, do të duhet të heshtnin gjatë transmetimit live që do të zgjaste gjatë udhëtimit dhe në video do të duhet të dilte vetëm fytyra e tij e asgjë tjetër.

Kaq idioteskte e banale është kjo histori marrëzie me Kadri Veselin dhe Domenicën, të dy, personazhe të sajuar në Facebook, për të montuar Monologun e Kadrinjeve dhe emetuar në rrjetet sociale sharjet live me një gjuhë e fjalor të turpshëm.

Shpërthim marrëzie që është perceptuar nga publiku si një rrjedhje psikike nga labirintet e subkoshiencës së njeriut që drejton vendin, por që tregon shumë për degradimin ekstrem të qeverisjes së vendit dhe depresionin e thellë në të cilën gjendet drejtuesi i saj sepse percepton një realitet të ndryshëm nga qytetarët e që përpiqet që krizën e tij t’ia imponojë qytetarëve.

Çfarë fshihet në subkoshiencë pas kadrinjve?

Por çfarë janë në realitet të gjithë këta kadrinjë që i sëkëllëndisin kaq shumë midenë e subkoshiencës së tij dhe që nuk e lënë të qetë gjithë ditën dhe i prishin gjumin natën.

Dhe nga të cilët gjen një lehtësim të përkohshëm vetëm pas një vomitje të neveritshme të gjithçkaje ‘ka brenda barku’, pas dehjes e ekstazës së qëllimshme për të harruar gjithçka që e mundon dhe torturon.

Lideri global nuk i duron dot kadrinjtë se ata kanë filluar tja thonë tani në sy ‘se ai është kryetari i kriminelëve dhe hajdutëve të Shqipërisë me të cilët ka vjedhur votat e ka kërcënuar votuesit. Se ata janë shokët e tij të ngushtë që e kanë sjellë në pushtet…’.

Se kadrinjtë e pyesin sa herë del në media se ‘ku është miku i tij i ngushtë, Elvis Roshi…’, për të cilin flitet se i ka kërkuar llogari për premtimin mashtrues deri në minutën e fundit se nuk do ta shiste.

Se nga kadrinjtë në çdo emision dëgjon për ‘humbjen e sejmenit të tij, Sajmir Tahiri dhe kanabizmin e vendit dhe për kërcënimet që ky sejmen i bën me dosjen e të vëllait..’.

Se kadrinjtë nuk lënë ekran pa deklaruar se ‘pasi e shiti Arben Ndokën e fortë të Lezhës, ai nga burgu e kërcënon për arrestimin e pabesë…’. Se kadrinjtë çdo mbrëmje këto kohët e fundit pyesin ‘përse nuk arrestohet Gjushi i Durrësit’ apo ‘sekseri i Tojota Jaris…’ dhe që ai ‘do t’ia dorëzojë ata prokurorisë se kanë ardhur dosjet nga partnerët…’.

Se kadrinjtë nuk po e lënë rehat duke i përmendur bëmat më grupet kriminale të Lalës e Elbasanit apo ‘bufit’ të Fierit dhe frika që i ka zënë ata nga pengmarrësit me të cilat kanë blerë votat…’.

Se kadrinjtë ‘e bezdisin shumë me ngritjen në qiell të figurës së Fatmirit që dha dorëheqjen nga që u pengua të luftonte krimin…’ dhe me ‘pyetjet për marrëveshjen e fshehtë për shitjen e detit nga Ditmiri me Kotziasin..’.

Se kadrinjtë po përhapin opinionin se ‘Rama nuk ka më mbështetje nga kryeqytet e rëndësishme dhe dy mbështetjeve kryesore, Romanës e Frederikës, nuk i dihet se çfarë do t’ju sjellë fati…’.

Deri edhe se kadrinjtë nuk e po lënë të ‘emërojë Lleshin në krye të rendit’… E tjerë e tjerë; se këta kadrinjtë po e çmendin çdo natë si opinionistë dhe çdo mëngjes me lajmet e shkrimet e tyre në portale dhe e kanë tronditur aq shumësa po e destabilizojnë.

Janë pikërisht këta kadrinjtë që ja trazojnë të gjithë këtë ushqim të subkoshiencës dhe i krijojnë një sëkëlldi marramendëse që mund t’ia largojë vetëm dehja dhe eksitimi.

Shqiptarët po e njohin Ramën e vërtetë përmes Monologut të Kadrinjve

Gjithçka panë shqiptarët në video ishte pamje e vërtetë e një marrëzie me burim sëkëlldinë e brendshme subkoshiente, e interpretuar me zë e figurë nga vetë Edi Rama.

Një tragjikomedi që bazuar në thënien popullore ‘çfarë ka barku nxjerr bardhaku’ shfaq me vërtetësi identitetin e Edi Ramës, sic është në realitet: I dëshpëruar nga realiteti, i trazuar nga kadrinjtë, i eksituar e me fytyrë të mufatur nga dehja e droga, në tentativë për tu maskuar në një monolog marrëzie plot gulçima e rrjedhje psikike, një mashtrues që përpiqet ta maskojë veten në çdo moment, por që në sytë e publikut shfaqet i vërtetë, lakuriq ashtu siç është dhe që qytetarët po e shikojnë çdo ditë e më qartë këtë realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuco 12/11/2018 20:04

Jeni kunder rramehajdutit dhe i publikoni foto qe mban koken me duar gjoja sikur po e hane hallet e popullit, ne vend qe te mos i nxirrni fare foto! Apo eshte dogana qe i paguani llumit, per ndonje anal-ize, qe ai ju, ua lejon! Edhe kjo eshte propagande ne fafor tre tije, sepse ajo foto qe duket gjoja i preokupuar, e sfumon krejt analizen e Islamit, bile nuk ka vend fare... Tung o çim,..... je djale trim! E di qe nuk e publikon por nuk prish pune, ndekohe te gjithe jeni apo nuk jeni dakord me ja lene vendin ne dore ketij doçi rrugesh, nuk po beni asgje per te nxitur protesta kunder qelbesires! Provojrni nje here te pakten !

cuco 12/11/2018 19:23

Jeni kunder rramehajdutit dhe i publikoni foto qe mban koken me duar gjoja sikur po e hane hallet e popullit, ne vend qe te mos i nxirrni fare foto! Apo eshte dogana qe i paguani llumit, per ndonje anal-ize, qe ai ju, ua lejon! Edhe kjo eshte propagande ne fafor tre tije, sepse ajo foto qe duket gjoja i preokupuar, e sfumon krejt analizen e Islamit, bile nuk ka vend fare... Tung o çim,..... je djale trim! E di qe nuk e publikon por nuk prish pune, ndekohe te gjithe jeni apo nuk jeni dakord me ja lene vendin ne dore ketij doçi rrugesh, nuk po beni asgje per te nxitur protesta kunder qelbesires! Provojrni nje here te pakten !

cuco 12/11/2018 19:19

Jeni kunder rramehajdutit dhe i publikoni foto qe mban koken me duar gjoja sikur po e hane hallet e popullit, ne vend qe te mos i nxirrni fare foto! Apo eshte dogana qe i paguani llumit, per ndonje anal-ize, qe ai ju, ua lejon! Edhe kjo eshte propagande ne fafor tre tije, sepse ajo foto qe duket gjoja i preokupuar, e sfumon krejt analizen e IslamiT? bile nuk ka vend fare... tung o çim,..... je djale trim! Edi qe nuk e publikon por nuk prish pune, ndekohe te gjithe jeni dakor me ja lene vendin ne dore ketij doçi rrugesh!

Shto koment

Denonco