Opsionet për Kosovën që Thaçi e Rama i mbajnë të fshehura

Opsionet për Kosovën që Thaçi e Rama i mbajnë të fshehura

Nga SYRI.net - 24/09/2018

Në një shkrim të medias së famshme Bloomberg me titull ‘Imagjinoni Ballkanin pa ballkanizim’, ndër të tjera jepen disa opsione të tjera që ‘ndodhen në tavolinën e negociatave Kosovë-Serbi’, të cilat Hashim Thaçi i ka mbajtur sekrete nga institucionet kosovare dhe qytetarët e saj.

Sipas artikullshkruesit rezulton se:

Bisedimet mes Serbisë e Kosovës duket të përqendruara në opsionin e shkëmbimit të territoreve, kjo edhe për shkak të insistimit të Thaçit duke krijuar idenë se asnjë skenar tjetër nuk gjendet në tryezën e bisedimeve. Por e vërteta është ndryshe, ekzistojnë edhe disa skenarë të tjerë të cilët njihen edhe në Prishtinë edhe në Beograd:

Sipas Srdjan Majstoroviç, kryetar i bordit drejtues në Qendrën e Politikave Evropiane në Beograd dhe ish- zyrtar i lartë i integrimit evropian në qeverinë serbe një nga opsionet do të ishte ai i ‘dy Gjermanive’.

Sipas tij, ‘një rregullim i ngjashëm me atë që ekzistonte mes dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë do të mund të funksiononte edhe mes Serbisë e Kosovës: Gjermania Perëndimore dhe aleatët e saj nuk e kundërshtuan asnjëherë anëtarësimin e Gjermanisë Lindore në OKB, por ndërkohë nuk e njohën atë asnjëherë’;

Nga ana tjetër, Robert Muharremi, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë dhe një këshilltar i qeverisë së Kosovës, në një botim të tij të kohëve të fundit ka renditur edhe dy opsione të tjera që ndodhen në tavolinën e negociatave Kosovë-Serbi. Njëri prej tyre është i ngjashëm me opsionin e rregullimit të marrëdhënieve mes  Britanisë së Madhe dhe Irlandës;

Kurse opsioni tjetër është i ngjashëm me atë përmes së cilës Italia menaxhon Tirolin e jugut që flet gjermanisht.

Sipas këtyre opsioneve, komunat veriore të populluara nga serbët e Kosovës dhe Presheva me popullsi shqiptare do të gëzonin autonomi të konsiderueshme dhe në të njëjtën kohë do të lidhnin Serbinë e Kosovën në një marrëdhënie më paqësore.

Thaçi, në tavolinën e të cilit mesa kuptohet gjenden edhe këto opsione dhe që e ka të qartë që Vuçiç edhe në rastin e një miratimi të marrëveshjes për korrektimin e vijës kufitare nuk do ta njihte Kosovën e pavarur, ka mbajtur të fshehta gjithçka bisedon me palën serbe, si për Kuvendin e Qeverinë e Kosovës ashtu edhe për qytetarët e saj.

Duket vetëm Rama është në dijeni të tyre duke qenë njëkohësisht po aq përgjegjës sa edhe Thaçi për këtë çështje delikate dhe me rëndësi kombëtare e historike, pavarësisht se është fshehur dhe vepron tinëzisht.

Të dy së bashku me Vuçiç veprojnë në errësirë të plotë duke krijuar shqetësim jo vetëm për shqiptarët por edhe për drejtuesit e Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco