Turpi e marra po e mbulon çdo ditë Kosovën

Turpi e marra po e mbulon çdo ditë Kosovën

Nga Ilir Demaliaj - 13/08/2018

Kosovarët me ne krye cubat presidencial e qeveritar e dashtën Kosovën me e shkye si hijenat trupin e ngordhun të një robnimi shekullor. "Çlirmtarët" e dashtën si plaçkë tregu për të nda pazare siç po ban kryetuli i Kosovës Hashim Thaçi me rishikimin e tokave dhe kufijve të Kosovës.

Politikat pro turke të një okupatori dhe ma të zi se serbi në historinë e popullit shqipëtar, po shkelin mbi gjakun e atyne fatosave që luftuan kundër otomanizmit për çlirimin e tokave shqiptare dhe pamvarsimin e Shqipnise me fillesen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

At Fishta, "Lahutën e Malcis" e fillon me vargjet:

Nihmo Zot, si m'ke nihmue!

Pesqind vjet kishin kalue,

Se të bukrën ket Shqypni

Turku e mbante neë robni,

Krejt tue la të mjerën në gjak,

Frymën tue i a zanun njak,

E as tue lan, jo, dritë me pa:

Kurrë të keqen pa i a da:

Rrihe e mos e len me kja:

Me i u dhimtë, po, minit n'mur

Me i u dhimtë, po, gjarpnit nën gurë.

Sot tek shikoja se çfarë i kanë bërë varrit Jakup Ferrit , jo vetëm është një fyerje kombëtarë, jo vetëm është një dhunim i figurës Jakup Ferrit si lider i Plavë-Gucise dhe lider i Lidhjes Prizrenit, ku me të tjerë luftëtarë nga Gjakova, vranë Pashain turk Mehmeht Ali Pashën, por është dhunim i historisë dhe vlerave për liri të shqiptarëve.

Kjo nuk është rastësi. Kosova është dorëzuar keq ne duart e "çlirimtarëve" cuba për t'u përdorur si plaçkë tregu ne mes Turqisë dhe Serbisë.

As ngritja e xhamiave si këpurdhat mas shiut dhe islamizmi fanatik për një kohë të gjatë dhe me një strategji të qartë nuk janë rastësi, ashtu siç nuk është rastësi rishikimi kufijve me Serbinë me deklaratën paraprijse të ministrit rilindjes Pandeli Majko se do të zhduken kufijte me Kosoven.

Kombi shqiptar po rrënon vetveten çdo dite e çdo orë prej hajnave e të shiturve që ka në Tiranë e Prishtinë.

Shikoni çfarë i kanë bërë varrit Jakup Ferri!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

CUCO 16/08/2018 23:22

E çuditeshme se si kjo media gjoja e civilizuar publikon komente banale, idiotesh turkoshake si ky soso-ja i halese! Ps: Epiteti im eshte etik, perpara vulgaritetit te ketij plehre!

Mario 15/08/2018 13:18

Kjo nuk ka të bëjë me simbolin Turk. Simboli Turk , siç është sot, fillon nga koha e laicizimit të Turqisë. Prandaj, mosni me propaganda të tilla sepse, po bëjmë lufta kundër shteteve dhe popujve ashtu siku shpesh e përdorim ; Hordhi Sllave; e në fakt me shumicën e tyre kemi marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike , ekonomike e fqinjësore ku jemi edhe anëtarë të mekanizmave të përbashkët rajonal e ndërkombëtarë

Soso,def14/08/2018 14:02

Prisja mos do shkruaje.per shkembimin e tokes meSerbi n, po ca te presesh nga ty, ti je thjesht bajga e radhes, shko qiu anej nga amerika se ta hoqa vizen, .

altini14/08/2018 12:17

Cohu prej varrit o Jakup Ferr, se turkoshaket e sotem ne Kosove, ta kane dhunuar varrin. U erren syte po te vene nje shqiponje tek koka e varrit. Turp per bese.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco