Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave

Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave

Nga Petrit Vasili - 09/08/2018

Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave.

Pa asnjë dyshim momenti, që po kalon Kosova është shumë i veçantë, pikërisht nga ato momente, që nuk vijnë dy herë në jetën e një vendi.

Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën i 18 korrikut të këtij viti ishte historik dhe jetik për të.

Ky rekomandim është konfirmimi i prioritetit madhor dhe të patjetërsueshëm të Kosovës drejt integrimit europian si shtet dhe i konfirmimit të gjithçkaje të arritur që nga shpallja e pavaresisë dhe jetësimi i pakos së Ahtisaarit.

Çdo ç'përqendrim nga ky proritet i integrimit europian, çdo debat tjetër i çdo natyre dhe aq më keq ai për shkëmbim territoresh, janë praktikisht një rrugë e gabuar, pasi certifikimin e Kosovës në të gjithë elementët e saj kushtetuese, territoriale, të kontrollit të kufijve,

të funksionimit të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut tashmë e bëri Brukseli nëpërmjet rekomandimit për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës.

Tani Kryefjala e politikës në Kosovë duhet të jetë Europa, kryefjala e Kuvendit të Kosovës duhet të jetë integrimi europian, kryefjala e qeverisë së Kosovës duhet të jetë liberalizimi i vizave, kryefjala e çdo qytetari të Kosovës që ndihet i izoluar është lëvizja e lirë.

Kjo kërkon punë të jashtëzakonshme dhe përqendrim shumë të madh nga të gjithë në Kosovë.

Shqipëria e ka kaluar këtë proces i cili ishte i gjatë dhe shumë i komplikuar, por suksesi ishte unikal dhe historik sepse më në fund u çliruam nga izolimi.

Këtë presin me padurim të gjithë që të ndodhë në Kosovë, por edhe këtë presim edhe ne të gjithë në Shqipëri.

Çdo devijim nga ky prioritet madhor është i dëmshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco