Letër presidentes kroate, znj. Kolinda Grabar - Kitaroviç!

Nga Xhevdet Pozhari, - 12/07/2018

E nderuara dhe e respektuara presidente e shtetit mik, Kroacisë, znj. Kolinda Grabar - Kitaroviç,

Më lejoni që t'iu kërkojë falje për ‘adhurimin e tepruar’ të një pjese të konsiderueshme të popullit tim!

Shpërthimet euforike të urimeve mbase ishin veç një pretekst që zanafillën e ka në propagandën e poshtër të mediave serbe, të cilat nuk kanë rreshtur së tentuari duke u munduar t'iu paraqesin si një objekt seksual, madje edhe duke mos hezituar që të montojnë foto nga më të paturpshmet që vetëm një imagjinatë e sëmurë mund t'i prodhojë.

Pre e kësaj propagande ndaj personalitetit tuaj të nderuar, e cila mbetet e përkushtuar për promovimin e vlerave të popullit të vet, padyshim janë edhe një pjesë dërrmuese e shqiptarëve.

Sidomos, ajo kategori e cila nuk e ka idenë se pse propaganda serbe iu godet pamëshirshëm, veçanërisht aty ku është më e ndjeshme një grua, një nënë, një bashkëshorte, pavarësisht posteve që bartë.

Në parantezë, kjo nuk shpreh asgjë më shumë sesa se me çfarë tone trajtohet një femër intelektuale në shoqërinë shqiptare. Kjo shpjegon jo pak edhe pse gruaja shqiptare heziton të inkuadrohet në pozitat vendimmarrëse, pavarësisht privilegjeve që gëzojnë dhe të cilat u garantojnë ligjet në fuqi.

Për më tepër, kjo shpërfaqë edhe mizogjenitetin e një shoqërie dhe jo vetëm! Jo rastësisht, sipas statistikave të raporteve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjinia mashkullore në Kosovë - me gjasë edhe në Shqipëri, prijnë me shkallën shumëfish më të lartë të kriminalitetit në raport me gjininë e kundërt, duke përfshirë edhe politikën!

Jam shumë i sigurtë se pak shqiptarë njohin kontributin tuaj edhe për shtetin e Kosovës duke qenë një kundërshtare e hapur dhe e pakompromis ndaj të kaluarës krimogjene të një shteti me prirje hegjemoniste.

Edhe më të paktë mund të jenë ata që njohin sistemin zgjedhor presidencial në Kroaci, por, siç mund të nënkuptohet, nuk është i vogël numri i atyre që kanë rënë pre e propagandës serbe dhe janë të koncentruar vetëm në paraqitjen e jashtme.

Thellësisht ju dëshiroj shumë suksese si shtet, jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera me rëndësi vitale për zhvillimin e Kroacisë.

Dhe krejt në fund, ndjehem sadopak i lehtësuar kur e di se këtë letër nuk do ta lexoni ju apo ndonjë pjesëtar i kabinetit tuaj sepse përndryshe do të turpërohesha dyfish!

Me konsideratë,

*Autori është shkrimtar dhe gazetar

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat