Ngulja e kampeve dhe shkulja e identitetit

Ngulja e kampeve dhe shkulja e identitetit

Nga Avni Nezaj - 20/06/2018

Betejës së refugjatëve duket se vetëm ka nisur ti dalë në sipërfaqe e zeza. Po kthjellohen ujrat, por vetëm poshtë, jo lart, aty ku duhet të kthjelloheshin. Diçka fshihet. Dhe duhet të jetë diçka e frikshme.

Pasi Edi Rrama ka zbrazur Shqipërinë nga autoktonët.... kërkon ta rimbushë më të ardhur. Vetem në tre vitet e fundit mendohet se ikën nga vendi 370 mijë shqiptarë e asnjë nuk u kthye. Edhe pse ‘ngordhëm’ duke degjuar reklama për një klimë të hapur biznesi për ata që duan të investojnë si shqiptarë si të huaj, por qëlloi të jetë një mashtrim i madh. Akoma krenohemi me investimet e mandatit të dytë të Sali Berishës.

Këtu bëjnë prokopi vetëm njerëzit e afërt të kreut të qeverisë dhe ata që kanë kurajo të premtojnë përqindjet për PPP-të e famëshme.

Ndërkohë që 20 për qind e popullsisë kanë plotësuar llotaritë Amerikane dhe këta shtohen vit pas viti. Njerez që duan të ikin se qeveria e tyre nuk u jep mundësi për asgjë tjetër, vetëm të ikin. Të ikin....

Dhe logjika e patjetërsuar dhe shumë e thjeshtë mbërrin në konkluzionin se kjo qeveri po bën krimin më të madh që i ka bërë dikush këtij kombi. Po e zbraz vendin nga shqiptarët e po e mbush më të huaj. Po e çrrenjos identitetin shqiptar. Atë që nuk munden ta bënin kryqëzata të tëra pushtuesish qysh prej 2 mijë vjetësh më parë, me romakë, më sllavë, më turq apo grekë po e bën ‘lideri global’ në vetëm pak vite.

Duhet të vijnë deri ne 600 mijë e mund ti presim. Kjo do të thotë se është një e treta e popullsisë që jeton në vend. Është një mundësi asimilimi e frikshme dhe një situatë që mund të dalë jashtë kontrollit në çdo moment. 600 mijë njerëz në një vend me 2 milionë banorë mund të bëjnë grusht shteti. Të të imponojnë gjuhën dhe kulturen e tyre.....

Shtete më të fuqishme në botë nuk mund ta përballojnë këtë lloj fluksi. Llogariteni një herë sikur Gjermanisë me 80 milonë banorë që ka popullsinë ti shkonin 20 milionë refugjatë. A do të niste lufta..... E sigurtë.

Por Kryeministri ynë nuk ka ndonjë problem me këtë, e ka ma karrigen e tij dhe me frikën e përballjes me zollumet që ka bërë gjithë këto vite. I duhet diçka që të zhvendosë vemendjen dhe i erdhi ne derë ‘halli’ i Europës e do ta zgjidhë ky.... “Mon dieu” do të thoshin francezët e vjetër.

Ai thjesht po kërkon që shqiptarët ti zëvendësojë me sirianë apo me refugjatë të tjerë muxhahedinë, luftëtarë të ISIS që vijnë e ikin nga luftrat. Pra kamp, kamp stervitjeje, para lufte dhe pas lufte.

Ndoshta ka një farë të “drejte” sepse edhe vendi i mbetur bosh pa njerëz nuk mund të ketë qeveri e kështu ai humbet postin e tij të Kryeminstrit!!!!!

Kështu ai ka gjetur një farë zgjidhjeje që të zgjasë ditët e tij politike, i lutet Evropës. Më sillni çfarë të doni vetëm që unë të kem dikë për të qeverisur.

Le të jenë nga afrika, arabia, azia edhe jashtëtokësorë të jenë vetëm unë të jem në qeveri, kreyminister dhe i integruar, dhe të kem Minister Transportesh Gjiknurin, financash Ahemtin dhe kryetar në bashkinë e Tiranës vazhdimisht Veliajn se mashtron bukur. Biles këta që vijnë nuk dinë as shqip e kështu mashtrohen më kollaj vetëm me lëvizjen dhe tundjet e trupave të klounëve.

Europa edhe në respekt të “demokracisë” por edhe në zgjedhje të hallit të saj të madh siç është emigracioni mund të ndihmojë Ramën në këtë drejtim, por kjo nuk i ndihmon shqiptarët.

Ministri i Brendshëm italian në vetëm 10 ditë ka refuzuar hyrjen në vendin e tij të qindra emigrantëve

Do vlojnë skafet në bregdet. Pas drogës tani edhe refugjatët duke bërë që përfundimisht Shqipëria dhe shqiptarët të shpallen pa thonjëza, delja e zezë e kontinentit plak. E kjo për faj të një njeriu që për të mbajtur pushtetin po sakrifikon të ardhmen e kombit dhe identitetin kombëtar.

Duan të shkatërrojnë edhe ndjenjen e humanizmit e mikpritjes shqiptare pasqyruar shumë mirë nga humanistaja e madhe Nënë Tereza.  Sepse nuk ka asnjë lloj mundësie as teknike, as njerzore, as shoqërore, as sociale as gjeografike që të priten 600 mijë emigrantë që vijnë nga lufta apo dhuna në një vend që ka reth 2 milionë banorë brenda tij dhe këta banorë janë më të varfërit në Europë. Sado që të jëtë ndihma financiare.

Kjo nuk është aspak mungesë e deshirës për të ndihmuar këta njerëz por është një sulm i hapur ndaj indentitet kombëtar të shqiptarëve. Shqiptarët gjithmonë kanë pritur e përcjellë emigrantë sidmos 25 vitet e fundit. Por jo të jenë në gjendje të përballojnë në portat e kështjellës së tyre një fluks të tillë me 600 mijë njerëz....

Nuk duhet të ndjehen keq ata shqiptarë që shkuan nëper botë që po punojnë e jetojnë që u priten e mikpriten ashtu siç e dimë të gjithë, herë me buzqeshje  e herë me shkelma bythëve, por kjo që po i bëhet kombit më të vjetër në Europë është një krim që duhet ndalur sa me shpejt që të jetë e mundur.

Nuk kanë të drejtë aspak burokratët e Eeuropës që te tallen me një komb të vogël në ballkan sepse paska një kryeminister qorr e shurdh e që për shkak te interesave te tij të ngushta po shkatërron historinë dhe traditen e këtij kombi.

Abuzohet me pritjen që shqiptarët i bënë shqiptarëve të Kosovës. Po harrojnë këta injorantë të historisë dhe specialistë të manipulimit të opinionit publik edhe atij shqiptar por edhë atij ndërkombëtar se shqiptarët erdhën nga toka e tyre në tokën e tyre, erdhën nga shtëpite e tyre në shtëpitë e tyre. Erdhën tek shqiptarët dhe u priten nga shqiptarët sepse ishin shqiptarë e askush nuk do mundë të bëje kështu. U priten 1 milionë shqiptarë nga Kosova nga shqiptarët në shtëpitë e tyrë. Jo nga shteti shqiptar se ishte prej letre, i kalbur, shikonte vetem se si të shiste ndonjë pushkë. Gjaku nuk bëhet ujë e shqiptarët hapen dyert e shtëpive. Kur vëllai apo motra janë në hall duhet ti bësh krahun edhe strehë por edhe mbështetje e kjo ndodhi e do ndodhë gjithmonë, o patriotë të shpifur e humanistë të pjerdhur.

Pra nuk ka kurrfarë ngjashmerie o çemçakiz ngrenës qeveritarë, pritja e shqiptarve nga pritja e atyre që duan ti sjellin e ti kampojnë në Shqipëri vetem që të kampohet Rama në qeveri. Kjo është frikshme. Më e frikshme së çdo luftë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco