Një ‘takim fantastik’-për Trump dhe Kim

Një ‘takim fantastik’-për Trump dhe Kim

Nga Anne Applebaum - 12/06/2018

Një numër flamujsh amerikanë e koreanoveriorë të radhitur njëri pas tjetrit në skenë. Dy burrat hyjnë nga anët e kundërta dhe më pas shtrëngojnë duart. Pozojnë për fotografët. Më pas largohen nga skena. Ky është imazhi, fotografia që të dy donin të projektonin kudo në botë. Po pse?

Për Kim Jong Un, ky moment është hakmarrje. Mençuria e politikës së tij bërthamore është konfirmuar: Vendi i tij i vogël, i varfër, shpesh i uritur, ku qindra mijëra janë dërgua në kampet e përqendrimit që pak ndryshojnë nga ato të Stalinit, u trajtua si i barabartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikur Kimi të mos kishte vazhduar programin e raketave, sikur të mos i kishte fuqizuar ato për të përshkuar distanca të largët, Presidenti Trump nuk do të ishte atje.

Fotografitë do ta ndihmojnë Kimin edhe për të zgjidhur një problem të rëndësishëm. Të gjithë diktatorët janë të pasigurt dhe diktatorët absolutë janë edhe më të pasigurt se të tjerët. Disa vjet më parë, Kim inskenoi vrasjen e llogaritur të xhaxhait të tij, duke detyruar pjesën tjetër të elitës së vendit të shihte teksa rivali i tij copëtohej nga automatikët. Frika e terrori janë një mënyrë për të transmetuar mesazhe pushteti; frymëzimi i admirimit dhe mahnitjes është një tjetër. Flamujt dhe shtrëngimi i duarve do të forcojnë legjitimitetin e Kimit dhe do ta bëjnë më të vështirë largimin e tij.

Për Trump, ky imazh i adresohet problemit disi të ndryshëm të ndjenjave të tij personale të pasigurisë. Nga pikëpamja ligjore, legjitimiteti i tij nuk vihet në dyshim. Megjithatë Trump shpesh duket i shqetësuar sikur vihet. I zgjedhur pa shumicën e votave, Trump deklaron vazhdimisht se e ka atë. Pa kualifikime politik, arsimor apo të ndonjë lloji tjetër, Trump i ngjit vetes në vend të tyre cilësi intuitive, pothuajse mistike. Deri tani, këto nuk e kanë ndihmuar. Në botët e komplikuara, plot nuanca, të ekonomisë e sigurisë, ai nuk ka arritur asgjë përveçse shkatërrim: të marrëveshjeve të mëparshme, të institucioneve, madje edhe të një deklarate të G7 që nuk i prishte punë, pak ditë më parë. Por në Singapor, ai mundi të arrinte diçka pa diskutim çështjesh komplekse, pa ndonjë përpjekja intelektuale: një fotografi, një “sukses të madh”, imazhin e marrëveshjebërësit intuitiv që dëshiron “paqe”.

Pamjet që vijnë nga Singapori janë të rëndësishme edhe Trump sepse ai i krijoi ato. Kur takohet me aleatët, Trump nuk e kontrollon kronikën, as nuk vendos se çfarë do të shohin njerëzit. Me të vërtetë, imazhi që u bë simbol i atij takimi katastrofik, me inate, të G7, nuk ishte krijimi i tij: Ai u mor nga një fotograf gjerman dhe tregonte kancelaren Angela Merkel të përkulur mbi tavolinë e duke i folur presidentit amerikan siç bën një prind me fëmijën. Në Singapor, e kundërta, Trump kontrolloi optikën, madje edhe duke i dhënë përparësi një televizioni vendas në vend të atij të Shtëpisë së Bardhë. I ndie mirë në atë cilësi. “Morët ndonjë foto të mirë”, pyeti operatorin. “Që të dukemi bukur, simpatikë, perfekt?”. Përsa i përket thelbit të takimit, nuk pati ndonjë. Letrat e nënshkruara përsërisin marrëveshjet e mëparshme. Marrëveshja premton “denuklearizim”, ashtu si në të kaluarën, por pa ndonjë gjë thelbësore, ashtu si në të kaluar. Nënkupton se do të ketë bisedime të mëtejshme për bisedimet, por bisedime SHBA-Kore e Veriut ka pasur edhe më parë. Sikur ndonjë president i mëparshëm amerikan, Republikan apo Demokrat, të kishte dalë nga ndonjë event në këtë mënyrë, në të cilën u dhurua shumë por me pak për të treguar, ai do të ishte sikletosur e ndoshta denigruar.

Por Trump e Kim janë dy njerëz që mbijetojnë, në politikë, duke këmbëngulur mbi versionet e tyre të realitetit. Të dy kanë makina propogande që do të trumbetojnë një sukses të madh. Të dy do të duartrokiten furishëm nga përkrahësit reciprokë. Të dy do të fitojnë personalisht, edhe nëse vendet e tyre nuk fitojnë gjë. Në këtë sense ky ishte me të vërtetë, siç e tha Trump, “një takim vërtet fantastik”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco