Hije skandali/ Përse s’është ekstraduar Agron Xhafaj?

Hije skandali/ Përse s’është ekstraduar Agron Xhafaj?

Nga SYRI.net - 09/06/2018

Opozita ka paralajmëruar një “skandal” tjetër brenda skandalit me Agron Xhafajn. Ndoshta ky skandal i ri do të tronditë më shumë qeverinë Rama dhe vetëm Ramën e Xhafajn.

Rama e ka të gjithë informacionin mbi këtë skandal por po përpiqet ta shtyjë largimin e Xhafajt. Disa ngulin këmbë se kjo është lojë e Ramës për ta larguar Xhafajn me imazh të dëmtuar sa më rëndë dhe për ta fundosur përfundimisht. Disa të tjerë thonë se Xhafaj i ka premtuar Ramës se nuk ka asnjë gjurmë nga kjo afere e re në Ministrinë e Brendshme dhe nuk ka përse dorëzohen.

Cila është skandali/afera e re?

Kudo në qarqet politike e mediatike të Tiranës shtrohet pyetja:

Si shpjegohet se nga 17 të dënuar në Itali për trafik droge, vetëm për vëllanë e  Fatmir Xhafajt nuk ka pasur kërkesë për ekstradim?

Përgjigja më frekuente është:

Këtë çështje e ka “rregulluar” Fatmir Xhafaj kur ka qenë Ministër i Drejtësisë…

Po në ç’mënyrë e ka “rregulluar” me palën italiane që të mos vijë kërkesa për ekstradim nga pala italiane?

Media dhe opozita thuhet se kanë të gjithë indikacionet për këtë dosje. Dhe po grumbullojnë prova e fakte të pakundërshtueshme që kjo afere të zbardhet dhe të bëhet transparente për publikun.

A është implikuar pala italiane në këtë aferë? Indikacionet tregojnë se pala italiane nuk është implikuar në këtë aferë…

Po si mundet pala shqiptare të bindë palën italiane të mos bëjë kërkesë për ekstradimin e Agron/Geron Xhafajt të dënuar nga Gjykata Italiane për trafik droge?

Thuhet se indikacionet të cojnë te ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe (ndërkohë që në të njëjtën qeveri Fatmir Xhafaj ishte Ministër i Drejtësisë) që ka pasur një komunikim konfidencial me palën italiane, duke i bindur atë të mos bëjë kërkesën e ekstradimit për Agron/Geron Xhafajn?

Pyetja që shtrohet është: A ekziston kjo shkresë e para rreth 15 vjetëve në Ministrinë e Brendshme shqiptare për këtë çështje? Dhe nëse po, ajo duhet kërkuar dhe duhet bërë publike. Dhe nëse shkresa është zhdukur atëherë duhet hetuar se çfarë ka ndodhur.

Pyetja tjetër që do të shtrohej në këtë rast do të ishte: A ekziston kjo shkresë konfidenciale në protokollin e palës italiane?

Flitet se media e opozita zotërojnë edhe arsyen që ka bindur palën italiane që të mos kërkojë ekstradimin…Pritet që ajo të bëhet publike në momentin e përshtatshëm dhe pasi të jenë grumbulluar të gjithë faktet e provat e pakundërshtueshme.

Media e opozita zotërojnë gjithashtu edhe emrin e Ministrit të Brendshëm dhe të personit që kanë firmosur shkresën… Si dhe të personit që është angazhuar në emër të palës shqiptare në Itali…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco