A do të lindë një Viktor Orban shqiptar?

A do të lindë një Viktor Orban shqiptar?

Nga Andi Bejtja - 09/06/2018

Morëm muxhahedinët, i vetmi vend në Europë edhe pse e dimë shumë mirë nivelin e sigurisë të këtij vendi: jemi të gatshëm të hapim dhe kampe refugjatësh, që mund të ngelin këtu përjetë dhe të ndryshojnë lehtësisht demografinë e një populli ku kanë mbetur 2.5 milionë dhe 1 milionë të tjerë kanë aplikuar për lotarinë amerikane, australiane etj.....;

Diskutohet për ta kthyer këtë vend dhe një zonë “duty free” të luftëtarëve të bërë pishman të ISIS...

Tentuam me vullnet të plotë të merrnim dhe armët kimike...

Dhe të gjitha këto vetëm me një qëllim për të ndenjur më gjatë dhe më lehtësisht në pushtet, për të sunduar pa ekonomi, pa demokraci...

Parulla e famshme "të lëshojmë pushtet për të bërë shtet" është kthyer "të shkatërrojmë Shqipërinë për të mbajtur pushtet".

Po hyjmë në një fazë të re, në një etapë te re; mos u çudisni nëse shumë shpejt do të kemi një Viktor Orban shqiptar:  ndoshta nuk është modeli i duhur, por mund të jetë zgjidhja duhur për poshtërsitë që po i bëhen Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku09/06/2018 16:12

Nuk kemi qenë kurrë ndonjëherë të "pushtuar" nga hungarezët (për fatin tonë të keq). As Janosh Huniadi (Kalorësi i Bardhë) nuk shkeli këtu. As ndonjë Imre Nagi nuk lindi këtu. "Heroi më i madh" i yni në shekullin 20 ishte killeri me pagesë, Avni Rustemi. Helmi i majtë në Shqipëri është si SIDA, nuk shkulet pa vdekur organizmin. A ka mbet ndonjë shqiptar që ta dojë akoma Shqipërinë? Në Shqipëri jo e jo. Elitën e kombit e vrau enver dulla, e përzuri ramiz gjarpëri, e dërrmoi sal maloku, e asgjësoi përfundimisht EDrama. Ka ngel vetëm LulBosh mashtruesi pa shtyllë kurrizore. Dhe ju flisni për ORBAN shqiptar. Humor kinez.

Arber09/06/2018 14:10

Nje vend si Shqiperia e Shqiptarucet nuk mund te lindin njerez si Viktor Orban. Asnje Shqiptar nuk e do vendin e vet, thjeshte e perdor si lavire ose si vend mbeturinash duke e kthyer ne halene e botes.

t09/06/2018 13:32

"Orban"-in shqiptar ta shikojme ne ënder,se idealizmi dhe vetsakrifikimi jane zhdukur ne shqiperi si relika te vjetra qe nuk gjenden dot

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco