Anton Quni është tmerri i Klanit Pronto

Anton Quni është tmerri i Klanit Pronto

Nga PROF. DR. BINAK MAXHARRAJ - 07/05/2018

Është folë e përfolë shumë gjatë këtyre viteve për prapaskenat e luftës dhe pasluftës. Janë thy shtizat ne drejtim se na e bamë luftën kurse ju nuk e bëtë, se pasi na e bamë luftën edhe na jepet e “drejta” t’i shfrytëzojmë rezultatet e luftës duke qeverisë me Kosovën. Dhe e mori pushtetin  Klani i quajtur i Rognerit, i cili faktikisht nuk ishte në luftë, por qe rrinte larg luftës, duke bërë plane djallëzore për përfitimet ne emër te luftës, kurse komandantët  dhe luftarët e vërtet përvëloheshin në flakën e luftës.

Është folë e përfolë shume gjatë, por ma shumë nëpër koluare, gati si fshehtas , pa zë të lartë, se gjatë luftës janë ba keqpërdorime, shpërdorime te mjeteve (parave) te dedikuar për luftën, dhe ne bazë kësaj kanë përfituar profiterët e luftës. Është “luajt” me miliona marka, euro që nuk dihet së ku janë. As sot e kësaj dite nuk dihet se kah kanë shku, kush i ka përbi.

Por, po kalonin ditët e vitet kur diçka shpërtheu ne këtë punë, plasi sherri midis Komandantit të vërtet te luftës, legjendës se Koshares Anton Qunit dhe Kryekomandantit te Rognerit qe se kishte pa luftën. Anton Quni edhe një here para sa vitesh e kishte drithë Kuvendin dhe Klanin Pronto, kur haptazi nga mllefi u shprazë duke i akuzuar Kadri Veselin dhe Hashim Thaqin se nuk do largohet kurrë nga politika dhe Parlamenti pa i pa në burg. Ai e kishte zemrën e plastë, sepse me se miri i dinte te bëmat e tyre, dredhinat dhe ç’dredhinat e tyre  gjatë luftës.

Nese dikush për këto 18 vite ia ka pa hajrin luftës ishte pikërisht Xhavit Haliti edhe pse nuk e ka shkrepë asnjë plumb ne luftë. I kaloj këto 18 vite tue ia ndi lezetin kësaj dunjaje, derisa luftëtarët e vërtet për këta 18 vjet jetojnë ne skamje, ikun nga shteti, bëjnë vetëvrasje.

Ai, në të gjitha Ligjeslaturat e Kuvendit behej deputet në ”emër të luftës” bile e kishte marr me tapi edhe postin e Nënkryetarit të Kuvendit që askush nuk guxonte me i thanë shtyju ma andej, prap në “emër të luftës”.

Por, këtij profiteri të luftës disi këto ditë iu prishë rahatia, i  hyri ”dhelpra në bark” e ka kapi mërzia, sepse po e sheh se i ka ardhë koha për ti la hesapet ndaj popullit, për parat qe ai a kishte marrë në emër te luftës, e por qe kurrë nuk kishin mbërri në luftë, bash njësoj sikur ato parat qe iu kishin dërgua Komandatit Adem Jasharit për te ble armë, por qe kurrë nuk i kishte marr, e i cili u flijua për luftën me krejt anëtarët e familjes, sepse nuk kishte armë të mjaftueshme.

Pra, Xhavit Halitit dhe Komandateve tjerë të Klanit Pronto që po u prishet rahatia, dhe se veq ka ardhë koha të japin llogari për keqpërdorimet, vjedhjet dhe hajnit qe i kanë ba gjatë luftës, por edhe pasluftës. Po del një Komandat i vërtet i luftës që po ua prishe rahatin dhe po ua futë tmerrin në  bark Komandantëve te Rognerit qe vendi vend ka nis te mos i zënë. Po, dridhen. Një Komandat i luftës e ka nise luftën kundër shumë komandanteve të Rognerit duke ua qitë për ledinë të palarat e tyre që i banë në “emër te luftës”.

Ishte ky pikërisht një Komandat i vertet i luftës, kush tjetër pos Anton Quni, qe nuk iku nga lufta, por qe u përball fyt me fyt me armikun, ishte ky Komandanti i urtë, i qetë por më zemër te madhe, ishte ky njeriu  i Presidentit te Madh te Kombit Ibrahim Rugovës. Ishte ky Komandati i cili fuqishëm si rrufeja se bashku me shokët Sali Çekun, Agim Ramadanin e te tjerët qe e theu kufirin e hekurt shqiptaro-shqiptar, duke e vu ne atë kufij flamurin me shqiponjën dy krenare.

Dhe këta janë heronjtë e vërtet para te cilëve u përulët i terë kombi. Ishte ky Komandati i paqes i cili nisi një luftë tjetër shumë te ashpër kundër Komandanteve të Rognerit se është koha te jepni llogari popullit për keqpërdorimet e parave te tyre gjatë luftës, për Fondet 3 përqindëshi dhe Vendlindja thërret.

Dhe, pikërisht është ky Komandati i luftës dhe i Paqes Anton Quni i cili këto ditë e leshoi bombën e vërtet midis Parlamentit kur si burr i patrembur ne luftë e qe mbeti i tillë edhe sot, iu drejtua askujt tjetër pos Kreut të Klanit Pronto duke i kërkua llogari Xhavit Halitit, pa i luajtë as qerpiku i syrit:

“XHAVIT KA ARDHË KOHA ME DHANË LLOGARI PARA KËTIJ POPULLI KU MBETEN 8 MILION MARKA QE ME DORËN TANDE I MORE NGA MINISTRI I MBROJTJES AHMET KRASNIQI PËR TA NDIHMUAR LUFTËN”?!.

Nënkryetarit te përjetshëm te Parlamentit te Kosovës Xhavit Halitit për një moment veq qe se lëshoj zemra, iu ndrru qehrja, u prishë, u qartë në fytyrë, dukej si i pa kokë, kalamendej s’dinte së çka te thonte, thjeshtë ishte i humbur. Për dy dite rreshtë e maltretoi Parlamentin duke u munduar me e “la vehtën”,por kotë sytë e tij e tregonin vjedhjen, hajnin e këtyre parave. U hyni tmerri edhe Komandatëve tjerë te Rognerit qe po ju prishet rahatia për te dhane llogari për pasurit e tyre përrallore qe i bane siç thuhet “brenda natës”.

“Bomba” e Anton Qunit qe e hodhi ne Parlament i gëzoi shume zemrat e popullit, populli foli dhe tha, ja me ne fund nisi te shprishet lamshi. Anton Qunin e quanin hero te luftës. Të tjerët u shprehen se jemi krenar qe te kemi o Komandat i Kosharës qe ia kallxove Serbisë së ku e ka vendin. Do të tjerë thanë , Anton ti je krenaria e kombit, ti ishe Komandat dhe krenaria e Presidentit Historik Ibrahim Rugova. I thane edhe Zoti te bekoftë o legjendë e gjallë, etj etj.

Por, pjesa tjetër e Komandantëve  te luftës, por qe së kishin pa kurrë luftën me sy, nuk e kishin shkrepë asnjë plumb në luftë, filluan ta akuzojnë Komandantin e Kosharës legjenden e gjallë Anton Qunin. I thanë ti je i vonshëm ne luftë, etj, etj. E ai, Anton Quni ashtu i qetë, i urtë dhe i mençur qe është, iu përgjegjë shkurtë: kur ju Komandantet e Rognerit bënit salltanete dhe plane makabre për përqarjen e luftës, unë me shoket e mi Sali Qekun, Agim Ramadanin dhe te tjerët ishim ne frontin e luftës fyt për fyt me armikun, shpërthenim, shpartallonim armikun, ishim ne flakën e luftës ku granatat e armikut fërfëllonin afër nesh dhe njëra prej tyre edhe ma “zbukuroi” fytyrën duke ma përzhitë të teren.

Por, fytyrat asnjëherë nuk janë të njëjta, ka fytyra te bukura, te vrazhdëta, te pashme, te papashme, etj. por, një gjë është e vërtet fytyrën qe ta zbukuron plaga e luftës është më e bukura, është me e dashura.

Gjithmonë kanë thanë për të plagosurit ne luftë “sa hije i paska plaga “sepse ajo plagë qe merret ne luftë për ta fitu lirin është plaga me e bukur, më e dashur. Krahasojni fytyrën e Anton Qunit të cilën ia zbukuroi lufta, është shumë fish me e mirë, me e pashme, me e dashur, se sa ajo e Xhavit Halitit, qe nuk ishte kurrë ne luftë, dhe që fytyra e tij është e vrazhdët, sikur ne filmat horror që ta shtinë frikën.

Pra, ky është Anton Quni i cili i këputi kthetrat e hekurta në kufirin në Koshare duke e ngritë lartë flamurin me shqipen dy krenare, por edhe ne paqe është i pa kompromis në luftën me ata qe kane ba te këqija këtij vendi, këtij populli, me fjalë tjera ky është Anton Quni tmerri i Klanit Pronto

Pra, çështja e keqpërdorimit të mjeteve te dedikuara për luftën, por që pak prej tyre mbërritën ne luftë u qelë u hapë mu aty ku duhet, mu aty ku banë jehonë më te madhe. Zhvillimet ne këtë drejtim duhet të vazhdojnë duke thanë llogari para popullit së ku shkuan gjithë ato para dedikuar luftës por qe nuk arritën kurrë në luftë.

Fjalën e ka drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco