‘Arrestimi’ i opozitës dhe ‘kloni’ në Kalimash

‘Arrestimi’ i opozitës dhe ‘kloni’ në Kalimash

Nga Avni Nezaj - 10/04/2018

Prej 31 Marsit asnjë gjë nuk do të jetë njëlloj si më parë në Shqipëri. Prej kësaj dite policia e shtetit e drejtuar nga Fatmir Xhafaj një ish hetues i kohës së sigurimit të shtetit dhe e manxhuar nga Edi Rma një ish pinjoll i bllokut famekeq komunist kanë nisur, aspak  gjuetinë e shtrigave, por gjuetinë reale ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj, ndaj opozitës politike dhe asaj qytetare. Gjuetinë e frikësimit, terrorit dhe startegjinë e nënshtrimit përfundimtar.

Te gjithë deputetët e opozitës janë thirrur në polici, e avash, avash në raport javor për të firmosur prezencen e tyre në territorin shqiptar. Pra janë proceduar penalisht të gjitha ata që nuk ju binden urdhërit të Edi Ramës që të rrinë në shtëpi sepse taksa për Rrugën e Kombit është e vogël dhe është lehtësisht e përballueshme për të varfërit shqiptarë.

Dhe ata që protestuan, sipas kreut të qeverisë nuk ishin të varfër por u orkestruan  u dirigjuan si vandalë për të shkatërruar pasurinë  e përbashkët......

Malli për ta parë të ngritur popullin duket se i doli Ramës dhe kërkoi ndjesë publike nëpër të gjitha  ekranet e kontrollura prej tij. Por gjuetia, vazhdon pa ‘pikë’ ndjese.

Edhe ndërrmarrjet e ndryshme PPP ose jo PPP, të qeverisë protestuan, por para kamerave me aromë parfumi e jo djegjeje, duke thenë ose lihej të kuptohej nga revolta e tyre se qytetarët nuk bënë mirë që u ngriten sepse ja prishen ‘rehatin’ liderit.

Prej 31 Marsit gjerat nuk janë njëlloj në Shqipëri, por në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë njëlloj as neser e as pasneser. Opozita duhet të krijojë një raport tjeter më këtë qeveri që kërkon ta fusë në burg se ka mbështetur protesten e ligjëshme të shqiptarëve. Të shqiptarëvë  të varfër këndej e andej kufirirt. Ndërkohë që trafikantët e pasur të drogës së paster, edhe qeveritarë edhe jo, shetisin lirshëm sa nga cepi i godinës së Kryeministrisë tek cepi i Ministrisë së Brendëshme. Kjo është drama shqiptare. Varfëria e për të cilen as nuk duan të të lënë të protestosh. Kjo është varfëria shqiptare, kjo është gangrena që i nënshtron njerëzit i çon të mendojnë vetëm për buken e gojës si në kohen e qoftë largut.

Por jo vetëm vrafëria i nxori në protestë. Ajo që i mblodhi shqiptarët ishte edhe frika se nga kjo verfëri nuk do të mund të paguajnë dot ngritjen e traut dhe më pas nuk mbetej gjë tjetër vetëm të pranohej në heshtje edhe vendosja e ‘klonit’ me tela me gjemba si dikur, me qentë e kufirit dhe me ushtarët e armatosur me kallashnikovë që na ruanin për të mos kaluar as këndej e as andej kufirit shqiptaro - shqiptar. E trau i pagesës padashur mori formen  atij klonit që ndante edhe shqiptarët me dysh. Ai tra duhej hequr ose djegur e jo vetëm për shkak të varfërisë por edhe për shkaqe të tjera pë të cilat nuk e vret shumë mendjen as kryeministri ynë por as kasta që e ndjek nga pas me trasten e PPP-ve në dorë me gryken hapur. Të gjitha rrugët e Shqipërisë mund të taksoheshin por kjo rrugë nuk duhej.

Kërkesa për të proceduar penalisht opoziten ka në vetvete edhe inatin se pse u hoq trau, pse u dogj trau, por edhe më shumë gjasë edhe inatin se Kosova tashmë është shtet, dhe në zhvillim, e siç duket këta që qeverisin i tremben afrimit të shqiptarëve me njeri -  tjetrin, bëjnë gjithçka që ti mbjanë larg. Por sa më larg që të jetë e mundur ndoshta edhe aq sa i mbajti ish lideri i tyre shpirtëror që i la nën pushtimin serb.

Kërkesa për procedim të opozitës është e frikshme përdersia ajo del nga ulluqet e një shteti të krijuar me ish..... por kjo do ta ndezë edhe më shumë luften e të varfërëve për punë, ndihmë ekonomike, ndihmë shendetësore e kundër kullave që po e rrënojnë këtë vend.

Do ta ndezë edhe më shumë betejen e shqiptarvëe për bashkim pavarësisht atyre që mundohen të zbukurojnë dogana dhe të instalojnë ‘klone’ në forma trau që jo vetem të të ndalojnë të kalosh por edhe të të detyrojnë të paguash.

Është kohë bashkimesh dhe jo ndarjesh, këtë nuk e di a e kanë kuptuar akoma drejtuesit e Tiranës që duan të arrestojnë opoziten, por edhe disa që i shkojnë pas ritmit Tiranas, në Prishtinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco