Viola Spiro ndërron televizion! Sezoni i ri e gjen në…

Viola Spiro ndërron televizion! Sezoni i ri e gjen në…

18:59, 14/09/2017
A+ Aa A-

Me nisjen e sezonit të ri, duket se është krijuar një rrëmujë në televizionet shqiptare sepse ende nuk po dimë se ku do t’i shohim disa nga moderatorët kryesorë.

Disa ditë më parë u përfol se Viola Spiro, moderatorja bukuroshe e “Ora News” do të largohej nga ky televizion, por vetë ajo nuk e pranoi diçka të tillë kur u kontaktua nga Blitz.al.

Tashmë, burime pranë RTSH-së tregojnë për Blitz se në fakt Viola Spiro do të drejtojë një emision pikërisht aty, pasi ky kanal për këtë vit ka edhe ekskluzivitetin e Europa League’.

Duket se Viola do ta lërë “Ora News” për një ofertë më të mirë nga RTSH, ndërkohë që është pak por e sigurt që biondja seksi tashmë i ka hyrë shumë seriozisht gazetarisë sportive dhe  kjo është fusha që i rri më për shtat asaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco