Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Gazetarja e njohur jep mesazhin më të bukur për nënat e reja

Gazetarja e njohur jep mesazhin më të bukur për nënat e reja

15:29, 14/09/2017
A+ Aa A-

Prej 4 muajsh, moderatori i njohur i “Top Show” Alban Dudushi dhe partnerja e tij, Bieta Sulo, janë bërë prindër të një vogëlushi, të quajtur Kroi Art.

Me ardhjen në jetë të djalit, jeta e çiftit të njohur ka ndryshuar tërësisht. Bieta është një nënë e përkushtuar ndaj djalit të saj dhe që prej lindjes së Kroit i gjithë Instagram-i  është mbushur me foto të vogëlushit.

Pak minuta më parë, ajo ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm drejtuar të gjithë nënave. Bieta, e cila është njëkohësisht edhe kryeredaktore e “Top Show”, ka publikuar një foto ku shfaqet duke i dhënë qumësht gjiri djali të saj dhe duke mbështetur të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht në publik.

“Ora 19:01… 4 muaj në krahët e njëri-tjetrit. Pro ushqimit me qumësht gjiri”,- shkruan kryeredaktorja e “Top Show” bashkangjitur fotos.

    Pa diskutim ky është një mesazh shumë domethënëse për të gjitha nënat e kush më mirë se Bieta që sapo e ka provuar ndjesinë mund ta thotë këtë!/Blitz.al/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ajo14/09/2017 16:51

    A thua ky te kete qene qellimi i kesaj fotorgafie, promovimi i te ushqyerit me qumesht gjiri te bebeve nga nenat? A thua se nenat e reja nuk e dine kete fakt te vjeter sa e gjithe bota!!!!! Jo mor zoteri, une mendoj se zonja e re po na reklamon hiret e saj, ashtu sic bejne plot e plot vajza dhe gra te reja sot! Thjesht cmenduria dhe "trendi" i njerezve narcisiste apo qe kerkojne te behen popullore jo duke u bazuar tek aftesite e tyre apo investimi profesional, por duke shpalosur hiret e tyre.

    Shto koment

    Denonco