Martesa e Jacqueline me John F. Kennedy, foto të mahnitshme

Martesa e Jacqueline me John F. Kennedy, foto të mahnitshme

11:44, 14/09/2017
A+ Aa A-

Më 12 shtator të vitit 1953, John F. Kennedy, presidenti i ardhshëm i 35-të i SHBA-ve, u kurorëzua me Jacqueline Lee Bouvier në Kishen St. Mary në Newport, Rhode Island.

Sipas disa raportimeve ky ishte ndër eventet më të mëdha të asaj kohe.

Më shumë se 600 diplomatë, senatorë dhe figura të njohura të shoqërisë ishin prezentë në ceremoninë e kurorëzimit ndërsa më shumë se 900 mysafirë ishin pjesëmarrës në ahengun e organizuar në Hammersmith Farm.

Jacqueline, e cila është shndërruar në një ikonë të modës ndër të tjera, kishte të veshur fustanin e bardhë me krahë të hapur dhe kishte një dukje fantastike.

Pas shtatë vjetësh çifti filluan jetesën në Shtëpinë e Bardhë dhe kishin dy fëmijë, Caroline dhe John Jr, para vrasjes së presidentit me 22 nëntor 1963.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të martesës së John dhe Jacqueline, të cilat nuk janë shfaqur kurrë më parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco