FOTO/ Një tjetër çift i famshëm shqiptar do të martohen së shpejti, zbuloni kush janë ata...!

FOTO/ Një tjetër çift i famshëm shqiptar do të martohen së shpejti, zbuloni kush janë ata...!

17:17, 13/09/2017
A+ Aa A-

Çifti i shumë komentuar në media, ai i formuar boksieri i njohur shqiptar dhe njëkohësisht kampion Europe, Robin Haxhi Krasniqi, dhe models së famshme shqiptare, Heidi Lushtaku, prej disa kohësh po e shijojnë më së miri lidhjen e tyre.

Boksieri dhe modelja e njohur kanë përmendur vitin 2018, si aludim për martesën e tyre.

Në valën e shumë dasmave në showbizin shqiptar, që u organizuan së fundmi, jo shumë larg duket të jetë edhe dasma e çiftit në fjalë.

Image

Çifti i njohur Heidi Lushatku dhe Robin Haxhi Krasniqi

Ka qenë bukuroshja Heidi Lushatku ajo, e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke vizatuar mbi një fletë të bardhë.

Por nuk ishte një punim dosido, kjo pasi ajo po mundohej të vizatonte modelin e vellos së saj të nusërisë, kështu të paktën shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Image

 “Duke u përpjekur të vizatoj fustanin tim”, ka shkruar modelja Heidi Lushtaku në postimin e saj në InstaStory

Ky duket se është një indikacion i fortë, që dasma e tyre nuk mund të jetë shumë larg dhe se ka mundësi që brenda muajve të ardhshëm, Heidin dhe Robin t’i shohim si nuse e dhëndër.

Muajin e kaluar çifti qëndroi disa ditë në jug të Shqipëri gjatë pushimeve të verës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco