Zbërthehet më në fund Fjorentina, tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Olsi

Zbërthehet më në fund Fjorentina, tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Olsi

16:31, 13/09/2017
A+ Aa A-

Çifti Olsi dhe Fjorentina kanë qenë ndër më të komentuarit e “Big Brother”. Lidhja e tyre brenda shtëpisë shkaktoi zhurmë dhe debat për shkak të karakterit xheloz të Fjorentinës. Pas daljes nga shtëpia, u duk se çifti i kishte lënë pas keqkuptimet, dhe se ishin të vendosur të krijonin një lidhje më të qëndrueshme. Por shumë shpejt do të vinte ndarja, nga ku fillimisht të dy vendosën të mos jepnin detaje. Ka qenë pikërisht Fjorentina ajo e cila theu heshtjen, ku në një intervistë për gazetën “Panorama” rrëfeu për herë të parë arsyet e ndarjes nga Olsi.

“Të them të drejtën, ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit. Por dua të sqaroj, se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë. Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij”, – u shpreh Fjorentina.

Ajo gjithashtu tha se me Olsin vijon të mbajë raporte shoqërore, ku herë pas here takohen edhe për ndonjë kafe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco