Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Orinda Huta shtatzënë?

VIDEO/ Orinda Huta shtatzënë?

15:25, 12/09/2017
A+ Aa A-

Dasma që ajo organizoi, bëri shumë bujë. E menduar në çdo detaj të mundshëm, një mbrëmje që secila vajzë do i dëshironte vetes në natën e
martesës, ajo ishte qendra e vëmendjes për mediat për shfaqjen që dhuroi.

Në një ambient fantastik, ajo lidhi martesë me njeriun me të cilin kishte vjet të tëra në lidhje. Orinda Huta në fund të muajit korrik me një ceremoni madhështore, lidhi kurorë me moderatorin Turjan Hyska.

Ndërsa, ata ishin në muaj të mjaltit në Tajlandë, Turqi e Amsterdam, tani janë kthyer në Shqipëri e po vazhdojnë me punët atje.

Dyshja u paraqit në mbrëmjen e organizuar nga Blendi Fevziu për 20 vjetorin e themelimit të emisionit Opinion, e aty u intervistua nga ekipi i Prive.

Të pyetur nëse ka ndonjë fëmijë rrugës për çiftin e sapomartuar, ata thanë se po punojnë në këtë drejtim e Turi me shaka shtoi se madje po punon në tri turne drejt qëllimit. /Prive.al

Ndiqeni intervistën në linkun më poshtë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco