I shkruan Jovanotti-t: Faji yt që nuk jam bërë gjyshe

I shkruan Jovanotti-t: Faji yt që nuk jam bërë gjyshe

11:18, 12/09/2017
A+ Aa A-

“Është faji jot që nuk jam bërë akoma gjyshe”, kjo është letra e hapur që një nënë i shkruan në rrjetet sociale këngëtarit të famshëm italian, idhullit të vajzës së saj, Jovanottit.

Ajo e kritikon këngëtarin se është një brez i tërë që po rritet me këngët e tij dhe që beson se ekziston njeriu perfekt. Postimi bëhet viral në Facebook dhe sjell edhe përgjigjen e këngëtarit.

“Është e nevojshme që ti, i dashur Jovanotti, të publikosh një letër të hapur dhe të deklarosh nën betim se ke difekte, që fryma jote mban erë në mëngjes dhe që ajo që shkruan është frut i fantazisë, se mashkulli perfekt nuk ekziston, se asnjë mashkull i shëndetshëm mendërisht nuk do të hipte në një palë shkallë për të bërë serenatë, dhe se ne jetë, duhet të jemi të vetëdijshëm se janë difektet që na bëjnë njerëz më interesant, sepse perfeksioni është një mërzitje e madhe”, shkruan Anna Zuc ca.

Këngëtari iu përgjigj menjëherë postimit të saj, pasi mjaft njerëz filluan të reagojnë. “Sa për propozimin tënd për tu bërë gjyshe, mos u nxito, deri në fund do të shkruaj këngë për vajzat që janë magjike dhe gjyshet janë më të bukura, si në foton e vajzës, dhe mund të të sjellë prova që këngët e mia janë realiste, dokumentare muzike më shumë se sa këngë”, shkruan këngëtari.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco