FOTO/ Kështu dukeshin Turi dhe Orinda në festën e Opinion-it

FOTO/ Kështu dukeshin Turi dhe Orinda në festën e Opinion-it

09:11, 12/09/2017
A+ Aa A-

Dasma dhe muaji i mjaltit për Turin dhe Orindën mbaruan.

Ceremonia madhështore e fundkorrikut, udhëtimet ekzotike nga njëri vend në tjetrin, dëshirat “e pafundme” të Orindës, “sikletet” e Turit dhe çdo ditë e orë e shijuar me mjaltë e më pak, tashmë ka mbaruar.

Turi dhe Orinda janë kthyer dhe janë gati për t’iu rikthyer punës dhe projekteve të reja televizive.

Moderatori i njohur i Vizion Plus, sot madje ka lajmëruar nisjen e sezonit të ri të “Oktapod” këtë të premte, por edhe Orinda do të nisë së shpejti programet e saj.

Vetëm me një ndryshim…. tani janë zyrtarisht të martuar, shkruan Revista Class.

Si të tillë janë shfaqur edhe mbrëmjen e djeshme në 20 vjetorin e Opinion, pas kthimit nga muaji i mjaltit.

Dhëndri ka veshur kostumin që duket se i shkon më shumë pas statusit të ri, ndërsa Orinda, si gjithmonë elegante, ka zgjedhur një jumpsuit të gjatë blu.

Buzëqeshjen nuk e kanë lënë për asnjë çast gjatë mbrëmjes edhe kur janë takuar me miq të tjerë e personazhe të njohur nga bota e televizionit e jashtë saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco