FOTO/ Linda Rei ‘gjuan’ Robert Aliajn: ‘Nuk të puth dot, se kam të fejuarin në sallë, por...’

FOTO/ Linda Rei ‘gjuan’ Robert Aliajn: ‘Nuk të puth dot, se kam të fejuarin në sallë, por...’

23:00, 11/09/2017
A+ Aa A-

Linda Rei e natyrën e saj të hapur e ka shfaqur në të gjitha daljet televizive në ekranet shqiptare. Ndryshe nga të gjithë konkurrentët e tjerë, në spektaklin “Dance with me” në tv Klan Linda do të kërcejë me trupën e baletit, duke sjellë javë pas jave performanca të ndryshme.

Nata e parë për të ishte me shumë emocione, si pjesa më e madhe e konkurrenteve. Por përveç tyre, pas performancës, tregoi edhe se kishte dëshirë edhe të shkëmbente batuta me jurinë. Në fakt, ky është një prej qëllimeve të saj, përveç se të kënaqet me skenën si çdo javë.

Berti, rastin e Lindës e quaji delikat dhe si një prej atyre që duhet përqafuar për guximin e jashtëzakonshëm për të qenë vetvetja – një luftë e madhe e ditëve tona. Por jo për Lindën, e cila e nisi qysh sonte t’i tregonte Bertit se mund të guxojë edhe më shumë.

Pasi e inkurajoi për këtë pjesëmarrje, Berti i tha Lindës se kërcimi i saj nuk e impresionoi shumë, por, me sa duket, Linda këtë kishte pritur:

“Fillove ti…” – ia kthehu ajo me të qeshur dhe pas shkëmbimit të disa batutave, ajo iu afrua dhe i tha se “për ta marrë me të mira” edhe mund ta puthte, por çfarë t’i bënte të fejuarit që kishte në sallë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco