Aktori i “Al Pazar” i bashkohet skuadrës së “Portokalli”

Aktori i “Al Pazar” i bashkohet skuadrës së “Portokalli”

12:58, 11/09/2017
A+ Aa A-

Ai u largua nga “Portokalli”-a për t’u shfaqur në një tjetër emision humori, në “Al Pazar” në të cilin arriti të fitonte një popullaritet të madh. Jemi duke folur për aktorin e njohur Tan Brahimi, i cili ka luajtur disa personazhe të njohur në dy emisionet e humorit.

Ndryshimeve të fundit të ndodhura në televizionet kryesore u shtohet edhe Brahimi i cili do të rikthehet në Top Channel.

Shumë prej jush ndoshta e mbajnë mend rolin e tij si “Berberi” në “Portokalli”, Durimin dhe monologjet e tij apo policin harrakat të “Al Pazar”. Prej disa sezonesh Tan Brahimi ka qenë pjesë e spektaklit të humorit në ”Vizion Plus” por sezonin e ri do ta shihni si pjesë e stafit të “Top Channel”./Blitz.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco