Lajmi i fundit

PLUG/ SPAK i pafuqishëm përballë Belës

Sophia Loren në gjendje të rëndë shëndetësore? Mbesa e saj thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën!

Sophia Loren në gjendje të rëndë shëndetësore? Mbesa e saj thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën!

13:50, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lajmet që qarkulluan së fundmi në rrjetet sociale për një përkeqësim të rëndë të gjendjes shëndetësore të Sophia Loren kanë shkaktuar shqetësim mes fansave të aktores legjendare. Megjithatë, familjarët e saj kanë reaguar menjëherë, duke i cilësuar informacionet si të pavërteta.

Alessandra Mussolini, mbesa e divës italiane, publikoi një video në Instagram, ku hodhi poshtë pretendimet se aktorja ishte shtruar me urgjencë në spital.

“Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme për tezen time, Sophia Loren, dhe ndiej nevojën t’ju qetësoj personalisht. Tezja Sophia është mirë. Nuk është e shtruar në spital dhe lajmet që po përhapen nuk janë të vërteta”, deklaroi ajo.

Sipas Mussolinit, aktorja 91-vjeçare ndodhet në shtëpinë e saj, është e qetë dhe vazhdon të ruajë energjinë dhe forcën që e kanë karakterizuar gjatë gjithë jetës dhe karrierës së saj.

“Është në shtëpi dhe ndihet shumë mirë. Është e qetë dhe e fortë, me atë energji të jashtëzakonshme që të gjithë ia njihni”, shtoi ajo.

Sophia Loren ka reaguar me mirënjohje ndaj mesazheve të shumta të fansave, të cilët, të shqetësuar nga lajmet e rreme, kanë shprehur mbështetjen dhe dashurinë e tyre për ikonën e kinematografisë.

“Ajo më kërkoi t’ju përcillja diçka shumë të thjeshtë, por që e ka vërtet për zemër: faleminderit. Faleminderit për dashurinë, mesazhet, mbështetjen dhe përkushtimin që nuk keni reshtur kurrë së treguari gjatë gjithë karrierës së saj”, u shpreh Mussolini.

Image

Reagimi i familjes i dha fund spekulimeve të përhapura në internet, ndërsa Sophia Loren vazhdon të qëndrojë larg vëmendjes publike, në qetësinë e shtëpisë së saj. Aktorja, e cila mbetet një nga figurat më të mëdha të kinemasë botërore, duket se i ka pritur me qetësi dhe ironi zërat e pavërtetë për shëndetin e saj./Bordo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco