Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Aurora James humb vathin me diamant në Met Gala: Kush e gjen ka fituar jackpot

Aurora James humb vathin me diamant në Met Gala: Kush e gjen ka fituar jackpot

14:39, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dizajnerja e njohur Aurora James ka humbur një vath me diamant gjatë Met Gala-s në New York, një nga ngjarjet më prestigjioze të modës në botë. Incidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes gala, por James e ka trajtuar situatën me sportivitet dhe humor, duke e kthyer në një moment që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Sapo kuptoi se vathi i ishte shkëputur dhe kishte humbur, ajo reagoi menjëherë duke e marrë me shaka vlerën e lartë të bizhuterisë.

“Diku është poshtë. Kushdo që e gjen, sapo ka fituar jackpot”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se diamanti mund të ketë një vlerë shumë të madhe financiare.

Aurora James tregoi gjithashtu se kishte pasur një parandjenjë për incidentin që më parë. Sipas saj, ajo kishte paralajmëruar edhe stafin në hyrje të eventit.

“Ky diamant do të bjerë. Vetëm ta dini, kur ta gjeni, është i imi”, kishte thënë ajo me humor, duke iu referuar vathit.

Kur vathi ra gjatë mbrëmjes, ajo u përkul menjëherë për ta kërkuar, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Pavarësisht kërkimeve, bizhuteri nuk u gjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco