Një histori që po qarkullon në rrjet ka ngritur shumë pikëpyetje mbi besimin në çift. Një burrë nisi të dyshonte pasi vuri re se bashkëshortja e tij udhëtonte shpesh drejt Arizonës, me justifikimin se po kujdesej për “tezen e sëmurë”.
Fillimisht, gjithçka dukej si një situatë familjare e zakonshme. Por me kalimin e kohës, frekuenca e udhëtimeve dhe disa detaje që nuk përputheshin mes tyre e shtynë burrin të hetonte më tej.
Zbulimi ishte i papritur: adresa ku gruaja shkonte vazhdimisht nuk ishte shtëpia e ndonjë të afërmi, por një Airbnb që ajo e kishte marrë me qira plot 38 herë.
Ajo që ai besonte se ishte një histori familjare, rezultoi të ishte diçka krejt tjetër, duke hedhur dritë mbi arsyen e vërtetë të udhëtimeve të saj të shpeshta. Ajo thjesht kishte nevojë të rrinte vetëm.
Ngjarja ka nxitur debat në rrjete sociale, ku shumë përdorues po diskutojnë mbi kufijtë e besimit dhe sekretet në një marrëdhënie, por edhe mbi ngarkesën e grave në shtëpi.
© SYRI.net