Alessandra Ambrosio ndodhet në Hawaii për pushimet e saj verore. Modelja e njohur po shijon verën me familjen dhe miqtë e saj dhe ka zgjedhur një destinacion ekzotik për t’u çlodhur dhe argëtuar.
Madje, ajo ndan materiale nga përditshmëria e saj me miqtë e saj online në rrjetet sociale. Modelja ka një prani mjaft aktive në Instagram dhe përmes llogarisë personale mban kontakte me publikun e saj.
Në fotot e reja që ka publikuar, ajo pozon me rroba banje në vende të ndryshme të Havait, vetëm dhe me shoqërinë. Ajo komenton postimin e saj: “Ditë në Hawaii”.
© SYRI.net