'Free my boys'! Oriola Marashi kërkon lirimin e Noizyt dhe DJ Crax

'Free my boys'! Oriola Marashi kërkon lirimin e Noizyt dhe DJ Crax

21:54, 09/08/2024
A+ Aa A-

Modelja Oriola Marashi ka kërkuar publikisht lirimin e Noizyt dhe DJ Crax, të cilët u arrestuan së fundmi në Shëngjin për një incident në Pejë. Të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që është duke u zhvilluar një fushatë për mbështetjen e tyre nga miq dhe kolegë e tyre. 

Oriola Marashi, në një reagim të fundit, ka bërë thirrje për veprim, duke theksuar se është e rëndësishme të ngrihemi kundër padrejtësive. 

"Jetojmë në një periudhë ku ndjehemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta bërtasim apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq. Të lirohen djemtë e mi", u shpreh Oriola. 

Përsa i përket çështjes, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco