Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Si po ndikojnë vendimet e qeverisë Rama në popullatë

Vajza e Elon Musk shpërthen kundër tij: Ai është hipokrit

Vajza e Elon Musk shpërthen kundër tij: Ai është hipokrit

20:14, 07/08/2024
A+ Aa A-

Vajza transgjinore e Elon Musk ka shpërthyer së fundmi kundër babait të saj.

Vivian Wilson, e përshkroi babanë e saj si një tradhtar bashkëshortor, gënjeshtar dhe hipokrit.

Në një postim në X , ajo o e cilëson si “të çuditshme” zgjedhjen e tij për t’u shfaqur si familjar i krishterë dhe mbrojtës i vlerave perëndimore, pasi realiteti sipas saj është krejtësisht ndryshe.

Ti nuk je familjar, ti je një kurorëshkelës. Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në kishë. Ti nuk je kampion i barazisë dhe përparimit. Kur isha 6 vjeç e quajte arabishten “gjuhën e armikut”, ke pasur një sërë padish për diskriminim. Ti nuk e “shpëtove planetin”, nuk i kushton vëmendje ndryshimeve klimatike dhe gënjen për qytetërimin shumëplanetar, si justifikim dhe sepse dëshiron të dukesh si CEO i Ready Player One”,shkroi ajo.

I gjithë debati me  vajzën e tij nisi pas një interviste të Musk në të cilën ai tha se ishte mashtruar nga vajza, e cila kishte marrë disa ilaçe për transgjinorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco