Këngëtari i njohur Elgit Doda ka reaguar lidhur me arrestimin e mikut të tij Noizy ditën e sotme. Me një reagim në Instastory, Doda thot se Noizy është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht.
Gjithashtu Doda thotë se reperi është padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë. Sipas Elgitit, drejtësia po vepron me disa standarte dhe se personazhet e TikTokut pavarësisht kërcënimeve me jetë që bëjnë, "nuk u hyn gjembi në këmbë".
Doda thot se Noizy është ndaluar pa asnjë provë kundër tij. Këngëtari fton ndjekësit të ofrojnë mbështetje për reperin duke përdorur edhe hashtagun #MeNoizyn. Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.
Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.
Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
© SYRI.net