Nuk kanë ndërmend të bëjnë paqe! Ben Affleck dhe JLO kanë shkëputur çdo lloj kontakti

Nuk kanë ndërmend të bëjnë paqe! Ben Affleck dhe JLO kanë shkëputur çdo lloj kontakti

16:56, 05/08/2024
A+ Aa A-

Sipas një raporti të ri, çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk flasin më me njëri-tjetrin. Martesa e këngëtares së hitit “On the Floor” me fituesin e Oscarit është “rrënuar” nga thashethemet për divorc muajt e fundit.

Bëhet me dije se dyshja nuk janë më në kontakt qoftë personalisht apo përmes telefonit, raportoi TMZ të hënën. Për më tepër faza e fundit e çiftit pa kontakt po ngadalëson planet e tyre të divorcit.

 

Çifti i cili u martua në korrik 2022 ka një kontratë paramartesore dhe e vetmja pasuri që u ka mbetur për të ndarë është rezidenca e tyre prej 68 milionëdollarësh në Beverly Hills, e cila është aktualisht në shitje.

Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, dyshja nuk kanë punësuar avokatë divorci dhe në vend të kësaj po kërkojnë nga menaxherët e biznesit të tyre të përpunojnë detajet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco