Rreperi i njohur pjesë e BBV4? Ai ka një përgjigje për skpekulimet

Rreperi i njohur pjesë e BBV4? Ai ka një përgjigje për skpekulimet

22:17, 09/07/2024
A+ Aa A-
Emri i reperit të njohur nga Kosova, Cozman, ka dalë disa herë nëpër listat e personazheve që vit pas viti lakohen si të mundur për të qenë pjesë e spektaklit. Edhe këtë verë, lajmet kanë nisur dhe emrat e parë, po ashtu, kanë nisur të përfliten. Në fakt, reperi paska marrë disa herë ftesa, por në të gjitha rastet ka refuzuar për të qenë pjesë

I ftuar këtë të martë në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cosman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cosman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar, sepse nuk e gjen veten në të tillë format, ndaj edhe është i bindur që as këtë herë nuk do të marrë pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco